Aksident fatal, humb jetën motoristi shqiptar

0

Albinfo.ch mëson nga postimet në rrjetet sociale se viktima, ngasësi i motorit E.GJ. është shqiptar me origjinë nga Gjakova

Një motoçiklist 26-vjeçar është përplasur me një makinë natën e së dielës në Baden AG, ku nga lëndimet pak kohë më vonë kishte vdekur në spital.

Duket e sigurt se një vozitës 37-vjeçari i makinës gjatë kthesës në të majtë ka përplasur njërin nga dy motoçiklistët që dëshironin të kalonin drejt mbi urë. Mediat raportojnë se të dytë ishin zviceranë.

Policia kantonale e Aargau tani është në kërkim të dëshmitarëve. Nga dëshmitarët shpreson për të siguruar informacione se si ka ndodhur ngjarja. Sipas zëdhënësit Max Suter, mund të ndodhë që pjesëmarrësit në aksident të kenë kaluar nëpër semafor të kuq.

Albinfo.ch mëson nga postimet në rrjetet sociale se viktima, ngasësi i motorit E.GJ. është shqiptar me origjinë nga Gjakova, me banim në Spreitenbach AG

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com