Ai nuk është nga kjo botë – çfarë thonë lojtarët e Juves për Messin?

0

Lojtarët e Juventusit kanë fjalë të mëdha për superyllin e Barcelonës, Lionel Messi.

ai-nuk-euml-sht-euml-nga-kjo-bot-euml-ndash-ccedil-far-euml-thon-euml-lojtar-euml-t-e-juves-p-euml-r-messin_hd

Një gazetar i uefa.com i ka pyetur Gianluigi Buffonin, Leonardo Bonuccin dhe Stephan Lichtsteinerin dhe mendimit të tyre për argjentinasin e famshëm.

“Messi është nga një planet tjetër krahasuar me të gjithë ne, le të provojmë ta sjellim në tokë të shtunën”, ka thënë Buffon.

“Messi në një fjalë? Jashtëtokësor”, ka theksuar Bonucci, transmeton Koha.net.

“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, e vetmja gjë që mund të bësh ndaj tij është të provosh të mbrohesh si skuadër”, ka deklaruar Lichtsteiner.

Bianconerët dhe Blaugranët do t’i provojnë forcat të shtunën mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com