Ahmeti nuk e ka ndërmend të tërhiqet: Nëse BDI-ja del nga Qeveria, thellohet edhe më tej kriza politike!

0

Lideri i BDI-së në një intervistë me gazetën gjermane Die Tageszeitung dhe atë austriake Die Prese, ka folur për situatën politike në Maqedoni dhe përplasjen e policisë maqedonase me një grup të armatosur të shqiptarëve në Kumanovë.

ahmeti-nuk-e-ka-nd-euml-rmend-t-euml-t-euml-rhiqet-n-euml-se-bdi-ja-del-nga-qeveria-thellohet-edhe-m-euml-tej-kriza-politike_hd

Në intervistën për gazetën gjermane, Ahmeti, ka pohuar se në krizën politike, dalja e BDI-së nga Qeveria nuk është temë dhe se vetëm hetimi mund të përcaktojë se çfarë ka ndodhur në Kumanovë.

Në pyetjen e gazetës gjermane, se me daljen nga Qeveria BDI mund të shkaktojë rënien e saj, në një kohë kur shumë njerëz, përfshirë edhe shqiptarët, kërkojnë ndryshime, Ahmeti përgjigjet: “Nëse ne kishim dalë menjëherë nga Qeveria, ajo vetëm se do të përkeqësojë krizën”.

“Ne nuk duam atë. Partia jonë synon që përmes një dialogu në mes të partive kryesore politike në vend të kapërcehet kriza politike … Ne jemi për bisedime. Ky dialog duhet të përfshijë pikat me të rrezikshme, si liria e medias dhe reforma e gjyqësorit. BDI qëndron në mënyrë të vendosur në qëllimin e integrimit euro-atlantik dhe ne presim që Brukseli dhe Washingtoni për të na mbështetur në dialog”, tha Ahmeti. /TetovaSot/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com