Ali Ahmeti nuk ka ikur, zhvillimet në Kumanovë po i ndjek nga Tetova

0

(E plotsuar ) –  Siç mëson Gazeta Express nga burime brenda partiake, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij është duke qëndruar në selinë e partisë në Tetovë, prej ku edhe i ndjek zhvillimet që po ndodhin në qytetin e Kumanovës.

Ky lajm hedh poshtë zërat se lideri i BDI-së është larguar nga Maqedonia dhe po qëndron në ndonjë vend tjetër, derisa ndërkombëtarët e lusin që të kthehet dhe të dalë në opinion.

Ndër të tjera, partia e tij pritet që të dalë edhe me disa vlerësime nga mbledhja që po mbahet në selinë në Tetovë se si do të veprojnë më tej.

Ajo që është më se e sigurt se Bashkimi Demokratik për Integrim për momentin nuk ka në plan që të lëshojë Qeverinë, por me siguri do të presin reagimin e faktorit ndërkombëtarë për zgjedhjen e krizës politike.

 

Ahmeti ka ikur nga Maqedonia, ndërkombëtarët tentojnë ta kthejnë!?

Burime të larta partiake, njoftojnë për “Lajm” se kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti ka lëshuar Maqedoninë dhe është strehuar jashtë vendit, për shkak të luftimeve të ashpra në Kumanovë.

Ali Ameti

Sipas këtyre burimeve që dëshirojnë të mbeten anonime, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë duke bë presion ndaj Ahmetit që të kthehet në vend dhe të paraqitet publikisht me apel për qetësim të situatës.

Këto burime nuk janë në gjendje të tregojnë në cilin vend është arratisur Ahmeti dhe nëse ka iku i vetëm apo i shoqëruar nga ndonjë funksionar tjetër.

Hera e fundit kur është parë Ahmeti ka qenë takimi që ka realizuar me deputetët e partisë së tij. Për shkak të presionit të madh ndërkombëtar, marrim vesh se ai veç më është nisur sërish drejt Maqedonisë. Në BDI nuk dëshirojnë t’i komentojnë zyrtarisht këto informacione. /LajmPress/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com