Agolli: Ky lojtar ka të ardhme në Kombëtare

0

Ansi Agolli, kapiteni i Shqipërisë, e ka lavdëruar përforcimin e ri, Hysen Memolla.

Pas humbjes nga Spanja me rezultat 3:0, kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli e ka lavdëruar përforcimin e ri, Hysen Memolla. Agolli, i cili në këtë ndeshje ishte i ulur në bankën e rezervistëve, ka thënë se Memolla ka të ardhme në Kombëtare.

“Më ka ndodhur rrallë ta shoh nga ndeshjen nga stoli, por s’ka shqetësim sepse jemi të gjithë për një qëllim. U munduam të reagonim sepse pësuam shpejt, por kishim përballë një ekip që meriton respekt. Jemi pak pishman për golin që na mungoi se patëm raste, por besoj se dhamë më të mirën. Nuk ka arsye për uljen time në stol, jemi 27 lojtarë dhe trajneri mendoi që këtë ndeshje duhet ta luante ekipi që ishte në pjesën e parë”, ka deklaruat ai.

“Memolla është lojtar me të ardhme të madhe. Nuk duhet ta gjykojmë nga kjo ndeshje pasi kundër Spanjës çdo lojtar shqiptar e ka të vështirë. Duke punuar më shumë e pret një e ardhme akoma më e madhe”, tha Agolli.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com