AGJËRIMI I RAMAZANIT

0

1517_32775872Përgaditi; Mr.Ragmi Destani

Agjërimi është prej adhurimeve të vjetra ku e njohën të gjitha fetë qiellore. Të gjitha legjislaturat e shpallura prej Zotit agjërimin e kishin pjesë të asaj feje.

Allahu në ajetin Kuranor që e obligon agjërimin për muslimanët, tregon se agjërimi ishtë adhurim edhe i popujve të mëparshëm duke thënë: = O ju të cilët keni besuar, u është bërë juve obligim agjërimi,ashtu siç ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, që ju të bëheni të devotshëm =.

Me agjërimin nënkuptojmë: Ndërprerjen e ushqimit dhe të pijes, prej kohës së syfyrit e deri në iftar me ditë të caktuara. Agjërimi është kusht prej pesë kushteve të fesë islame, që çdo besimtar  duhet të agjëron duke filluar prej moshës së pjekurisë ( pubertetit ).

Me Agjërim obligohen vetëm njerëzit që kanë hyrë në pubertet, që janë mentalisht të shëndoshë, që nuk janë të sëmurë me sëmundje që ua pamundëson agjërimin, dhe ata që nuk janë në udhëtim.

Qëllimet e agjërimit.

Zbatimi i urdhërit të Zotit për agjërim – Sprovë nga anan e Zotit -.

Përfitimi i devotshmërisë përmes agjërimit

Zbutja e zemrës, që njeriu ti kujton të varfërit dhe skamnorët

Sfida ndaj vetes, dhe që të adaptohet me vështirësitë e jetës

Dobitë shëdetësore dhe psikologjike prej agjërimit, dhe të tjera.

Vlerat dhe përfitimet nga agjërimi

Vlerat e agjërimit të kësaj bote janë:

Përforcimi i moralit, sepse agjëruesi detyrohet që gjatë ditës së agjërimit të mos bërtasë, të mos fyejë, të mos përgojojë etj.

Devotshmëria, ku fundi i citatit kuranor për agjërimin thotë se qëllimi i agjërimin është devotshmëria.

Solidariteti – Në ramazan ndihmat ndaj të varfërve janë më të mëdha – iftaret e ndryshme – dhënia e zekatit, vitrat etj.

Ndryshimi i monotonisë, në përditshmërinë e jetës së përditshme.

Shtimi i pasurisë te muslimani – Muhamedi a.s. thotë: = ….. dhe ai është muaj ku shtohet rrizku në të…=

Pranimi i lutjeve – Gjallëria e madhe nëpër xhamia – dobitë e shumta shëndetësore që i vërteton edhe mjekësia etj.

Vlerat e agjërimit të botës tjetër janë:

Hapja e dyerve të xhenetit  për muslimanët

Falja e mëkateve, përmes agjërimit dhe adhurimeve tjera në ramazan

Shpëprblimi me hyrjen në xhenet, përmes një dere enkas për agjëruesit e quajtur ‘ Rej-jaan ‘.

Leximi i kuranit në ramazan – që bëhet shkas për ndihmë dhe shpëtim në ditën e gjykimit

Shpërblimi maksimal i besimtarit në natën e fundit të ramazanit etj.

Kushtet e agjërimit janë:

– Nijeti, i cili bëhet ose me shqiptim ose vetëm me mendje ( ngrënia e syfyrit llogaritet nijet ).

– Dhe ndalesa nga të gjitha ushqimet dhe pijet.

Agjërimi duhet të kryhet ashtu si e don Zoti e jo si të dëshiron  njeriu. Andaj  nëse nuk i përmbahet besimtari rregullave të parapara të agjërimit vie deri te prishja e tij.

Agjërimi fillon me pamjen e hënës së re dhe mbaron gjithashtu. Muaji i agjërimit është 29 dhe 30 ditë. Për çdo vit muaji i agjërimit lëviz nga 11 ditë mbrapa në krahasim me kalendarin Gregorian.

Gjërat që e prishin agjërimin janë:

Ushqimi dhe pija me qëllim ( nëse han dhe pin me harresë nuk e prish qgjërimin )

Futja e gjërave jo ushqimore në organizëm, edhe pa dashje ( si ndonjë guralec etj. )

Të vjellurit, nëse e ngacmon vetë njeriu ( e nëse vjell vetvetiu nuk e prish )

Menstruacionet dhe lehonia

Marrdhëniet intime gjatë ditës së ramazanit

Marrja dhe dhënia e gjakut me shumicë, dhe injeksionet ushqyese etj.

Gjërat që i lejohen agjëruesit:

Të lajë fytyrën, kokën dhe tërë trupin për tu freskuar nga nxehti – dhe shpërlarja e gojës

Pastrimi i dhëmbëve ( me kusht që të mos depërton asnjë pike ne fyt)

Injeksionet jo ushqyese –  erërat e ndryshme etj.

Dënimi i atyre që nuk agjërojnë pa arsye:

Agjërimi sikur që e ka shpërblimin e fshehtë ashtu edhe dënimi është i panjohur. Ai është shumë i madh sepse nuk rrespektohet njëri prej pesë kushteve të Islamit. Mëkati bëhet edhe më i madh kur ai që nuk agjëron han publikisht në ditën e ramazanit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com