Agjenti i Malcom zbulon se përse e refuzuan Romën për Barcelonën
22:00 | 09 Gusht 2018

Është zbuluar më në fund se përse Malcom nuk u transferua te Roma, por te Barcelona.

Agjenti i anësorit brazilian ka thënë se ata vendosën që të kalojnë të kataloansit, edhe pse e kishin bërë 11 orë me vonese ofertën se romakët.

“Ne vendosëm që të kalonim te Barcelona, pasi Roma ishte sjellur shumë keq me në”, ka thënë agjenti i Malcom, përcjell ORAinfo.

“Ne ishim duke e përfunduar marrëveshjen me Fuzaton, por Roma e mori një agjent tjetër, andaj ne e bëmë si shkas hakmarrje për atë veprim”.

“Një sjellje e tillë ishte e papranueshme, andaj kur erdhi oferta e Barcelonës, ne e pranuam menjëherë atë”, ka shtuar më tej agjenti i Malcom./ORAinfo/

Edlira Rukaj