Agjensionet turistike në Bujanoc akoma pa ofera për bregdetin shqiptarë

0

Edhe pëkundër temperaturave të cilat po mbretrojnë ditëve të fundit në vendin tonë prap se prap dëshira për pushime verore apo për të vizituar vende të ndryshme nuk zbehet, por ajo që pengon realizimin e kësaj dëshire mund të jen kushtet finansiare të cilat nuk lejojnë një jet luksoze apo siq janë pushimet verore nëpër bregdete të vendeve të ndryshme.

bregdeti

Mendimet e qytetarëve të komunës sonë janë të ndryshme, ata u shprehen se disa planifkojnë të vizitojnë bregdetin e Turqisë, disa atë grek, kurse numri më i madhë i popullatës preferojnë të vizitojnë bregdetin e Mailt të Zi dhe atë të shtetit shqiptarë. Ndërkaq për të mësuar se si janë ofertat për pushimet verore ne sot vizituam tri agjensionet turistike, atë të Maxhar Turizëm, Mimoza 93 si dhe Jehona në Bujanoc ku vetëm kjo e fundit është e gatshme që nga 1 qershori të ofrojë udhtime me oferta të ndryshme nëpër bregdetet e vendeve: Turqi, Bullgari, Greqi dhe Shqipëri, ndërsa agjensionet Mimoza 93 dhe Maxhar Turizëm ende nuk kan filluar me ofertat e pushimeve verore. Sa i përket çmimeve në agjesnionin Jehona thonë se, mundësit e zgjedhjes janë të ndryshme pasi që e gjith kjo varet nga kërkesa e vizitorëve se çfar kategorie të Hotelit ata e dëshirojnë dhe se cilën mundësi e përballon xhepi i tyre. Dilema se ku do ti kalojnë pushimet verore i vë në vështërsi edhe të rinjët e komunës sonë, disa prej tyre thonë se preferojnë të vizitojnë bregdetin e Malit të Zi, kurse disa të tjerë ende nuk janë përcaktuar definitivisht për këtë gjë. Vlen të theksohet se për ata që dëshirojnë të vizitojnë Turqin tani në muajin qershorë mund ta bëjnë me çmime më të lira krahasuar me muajt tjer pasi që në ofert ka një zbritje për muajin qershorë, thonë në agjesnionin Jehona./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com