Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje
14:23 | 22 Tetor 2018

Kërcënimi ndaj Bahtirit, siç njofton Komuna e Mitrovicës, është bërë përmes një letre që i është dërguar atij.

Në letrën e shkruar në gjuhën angleze, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje për shkak të angazhimit dhe insistimit të tij të vazhdueshëm për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër”, thuhet në kumtesë.

Kërcënuesit thuhet se kërkojnë nga Bahtiri që të mos ndërmarrë asnjë veprim për hapjen e kësaj ure, edhe pse projekti i BE-së për rivitalizimin e saj ka përfunduar në tërësi.

Për rastin e kërcënimit të kryetarit Bahtiri është njoftuar Policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse, të cilat janë duke u marrë me këtë çështje. /Lajmi.net/

Alesia Bami