Afro 800 të vdekur nga vapa në Pakistan
10:03 | 24 Qershor 2015

Mbi 780 njerëz kanë humbur jetën nga vapa që ka përfshirë pjesën jugore të Pakistanit, që katër ditë me radhë. [caption id="attachment_49269" align="aligncenter" width="640"]Foto: Reuters Foto: Reuters[/caption] Pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në qytetin Karaçi, ku qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Vapa përkon me muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit shumë myslimanë nuk hanë as nuk pinë deri në vaktin e mbrëmjes. Korrespondentët thonë se banorët janë të zemëruar pasi ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike kanë pamundësuar përdorimin e kondicionerëve, raportojnë mediat. Muajin e kaluar, në Indinë fqinje, mbi 2,000 njerëz kanë vdekur nga vapa.
Françeska Jaçe