Afrim Kqiku, qytetar nderi i Gjilanit

0

Popujt e mëdhenj nga gjiri i tyre gjithmonë kanë nxjerrë personalitete të mëdha e të lavdishme, të cilët me kontributin e tyre të gjithanshëm e të vazhdueshëm në shërbim të Atdheut e Kombit të tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, për çka populli e gjeneratat që do të vijnë, përgjithmonë do të ju jenë mirënjohës.

Populli e kombi ynë shqiptar në mesin e tij e ka njërin prej bijëve të saj të famshëm, fotografistin legjendar jo vetëm të Gjilanit e të anamoravës, por të Kosovës dhe të gjithë shqiptarisë, të madhin dhe të papërsëritshmin, pronarin moral e shpirtëror, material e njerëzor të studios prestigjioze FOTO FARI, të nderuarin Afrim Kqiku! Afrim Kqiku, është personalitet, të cilin, në momentin që e zen në gojë dhe fillon të flasësh e të mendosh për Të, të del para syve një histori e tërë heroike dhe lavdimadhe e një populli, që për shekuj e dekada ka luftuar për liri e çlirim, pavarësi e prosperim kombëtar e politik, tokësor e ekonomik. Afrim Kqiku është vetë jeta e qytetarit shqiptar gjilanas, anamoravas, karadakas e kosovar! Afrim Kqiku, është emblema e fotografisë shqiptare jo vetem në Gjilan! Nëpër duart e tij dhe të objektivit të aparatit të tijë fotografik, është pasqyruar tërë realiteti i hidhur pushtues i Serbisë mbi shqiptarët jo vetëm në Gjilan por edhe me gjerë. Kur të përmendet ky personalitet e kjo figurë e madhe të dalin para syve si një shirit gjigand ngjarje të vazhdueshme të së kaluarës së faktuar me foto e foto… Afrim Kqiku është kryepersonazhi qendror, i pakapërcyeshem dhe i paarritshëm për plasimin e fotografisë si argument dhe realitet, përmes të cilit dëshmohet katërciperisht, se një foto është më shumë se sa 1000 fjale! Afrim Kqiku, është dhe mbetet pika e vetme referuese, përmes të cilit deshifrohet çdo eveniment madhor dhe e kaluar e pashlyeshme në Gjilan dhe me gjerë! Nuk ka e nuk do të ketë qytetar gjilanas dhe me gjerë, që kur të permendet fotografia, e të mos i shkojë me shpejtësi mendja te e famshmja Foto Fari dhe te Afrim Kqiku! Shpallja e Afrim Kqikut, qytetar nderi i Gjilanit, është mirënjohje e madhe jo vetëm për Afrimin, por për studion Foto-Fari, për familjen e Tij dhe për të gjithë shokët dhe miqtë e Tij! E gëzofsh mirënjohjen dhe nderin që të është bërë i nderuari shoku dhe miku im Afrim Kqiku! Afrim Kqiku, Gjilani e ka për nderë që të ka qytetar nderi! Ismet Sylejmani Prishtine, 15.06.2018!

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »