Afrim Agushi dorëhiqet nga posti i kryetarit të OVL-UÇPMB-së
10:02 | 03 Qershor 2015

Përmes një komunikate të lëshuar për opinion, kryetari i deritanishëm i OVL-UÇPMB-së Afrim Agushi ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti kryetarit.  Afrim Agushi Në njoftimin e lëshuar nga kjo organizatë ndër të tjerash arsyetohet edhe largimi i Agushit, ku thuhet se, Agushi, dorëheqjen e tij e ka arsyetuar përveç arsyejeve personale dhe shëndetësore ne këto argumente: pikës së pari për mos definimin e pozitës së veteranëve të luftës, 14 vite nga përfundimi i saj, së dyti ishte arsyetimi mos statusit të invalidëve dhe të veteraneve të luftës, së treti, mos gadishëmria e autoriteteve shtetërore për të pranuar regjistrimin e kësaj organizate për shkak të emrit të saj.   Njoftimi origjinal i OVL-UÇPMB-së OVL UCPMB

Njoftim

  Kryetari i deri tanishëm i Organizatës së Veteranëve të Luftës, së ish – UÇPMB-së në Bujanoc, Afrim Agushi në mbledhjen e mbajtur me datën 01.06.2015 të kësaj organizate ka dhënë dorëheqje të parevukusheme para antarëve të saj. Agushi, dorëheqjen e tij e ka arsyetuar përveç arsyejeve personale dhe shëndetësore ne këto argumente: pikës së pari për mos definimin e pozitës së veteranëve të luftës, 14 vite nga përfundimi i saj, së dyti ishte arsyetimi mos statusit të invalidëve dhe të veteraneve të luftës, së treti, mos gadishëmria e autoriteteve shtetërore për të pranuar regjistrimin e kësaj organizate për shkak të emrit të saj. Njëkohësisht një shtysë e Agushit për dorëheqjen e tij, pa dyshim është dhe mosangazhimi i disa anëtarëve të kryesisë në interes të organizatës. Shkak tjetër është edhe gjithashtu mosrrespektimi i tij personal edhe i organizatës nga disa politikan apo ish përfaqësues ushtarak në sferat e manifestimeve, përkujtimeve të dëshmorëve etj. Dhe krejt në fund, Agushi i faleminderon të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë kontribuar në zhvillimin dhe ndihmën e kësaj organizate.   Bujanoc 03.06.2015                                               Kryetar: Afrim AGUSHI  
Françeska Jaçe