Afirmimi i lëndëve fetare nëpër shkollat shqipe të Luginës së Preshevës

0
Sot, në lokalet e KBI-së në Preshevë, koordinatori i lëndës fetare Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, mbajti një takim konstruktiv me punëtorët arsimorë të mësimit fetarë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Preshevës.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja për së afërmi me zhvillimin e lëndës fetare nëpër shkollat shqipe, përgatitjet për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë, si dhe aftësimi i nxënësve me njohuri rreth fesë islame. Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, ndër të tjera theksoi se lënda fetare nuk është misionare, por informative. Punëtorët arsimorë, duhet t’i informojë dhe mësojnë për rolin dhe rëndësinë e lëndës fetare e jo t’i bindin ata të involvohen në proceset fetare. Lëndën fetare mund ta ndjekin edhe nxënësit, që i takojnë konfesioneve tjera, por që shprehin dëshirë për të mësuar për të mirat e fesë Islame”. Gjithashtu, Myftiu Saqipi, porositi mësimdhënësit t’i përmbahen rregullave të arsimit e mos të anojnë nga ndikimet politike, të cilat shkollat tona i kanë politizuar tej mase. Në fund të këtij takimi, u shtrua nevoja e organizimit të takimeve në nivel të tri komunave, të cilat do të ndikojnë shumë në avancimin e procesit mësimor të lëndës fetare nëpër shkollat shqipe, njofton Qendra Informative pran BIPBM-së.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com