Adisa Ramadani nga Tërnoci, kampione në karate në Zvicër “Liestal 2017” (Foto)
14:51 | 27 Nentor 2017

Edhe një sportiste e dalluar nga Lugina e Preshevës, Adisa Ramadani nga Tërnoci i Madh shpallet kampione në karate “Kumite U-14” për vajza në Zvicër “Liestal 2017”. Adisa Ramadani ishtë pjesëmarrëse në kampionatin e karates në Zvicër U-14 Kumite për vajza dhe tregoi një mjeshtri në këtë sport dhe arriti që të fitoj vendin e parë në këtë kampionat. Adisa më këtë sport merret qysh nga fëmijëria, talenti i saj u vërejt nga trajnerët Zvicerian qysh në moshë të re dhe ushtrimet Adisa i vazhdoi për një kohë në Japoni ku e përvetësoi edhe më shumë këtë sport.
Adisa në vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.
Aurela Hoxha