Ademi: RTB mediumi i vetëm i këtoj lloji në regjion

0

Kuvendi komunal i Bujanocit aprovoi njëzerit programin e punës dhe atë finansiar të NP Radio Televizioni Bujanoci për ktë vit, program ky të cilin e përgaditi drejtori i këtij Institucioni Hajredin Ademi, ku themelues i kësaj organizate është pushteti lokal i komunës së Bujanocit.

47098_426069597498_3878215_n

Kshilltarët gjithashtu ishin unik në mendimin që ky medium të ketë përjashtim në privatizim qëndrojnë shumë arsye që të jemi kundër privatizimit të kësaj shtëpie mediale thanë ata. Pajtojmë se është koha që shteti dhe pushtetet lokale të tërhiqen nga mediat por prap se prap duhet të respektohet specificiteti i komunës sonë dhe të mos bëhet privatizimi për kohë të pa caktuar theksoi Ademi. Ai gjithashtu tha se pas ngjarjeve të vitit 2000 dhe 2001 faktorët vendor dhe të huaj me mundi të madh krijuan mediat multietnike të cilat kanë për qëllim të mbulojnë të gjitha ngjarjet dhe ndodhitë në ktë komun shumë etnike ku raportimi është objektiv për të cilin qëndron edhe dokumenti valid. Me plotshmëri i kemi plotsuar të gjitha këto të pritura, kjo nuk është vetëm një vlersim nga këndi i drejtoit por edhe vlersimi i shikuesve dhe dëgjuesve për të cilët përgaditet ky program. Në rast se eventualisht privatizohei apo shuhemi si medium atëher dëmi do të jetë i paparashikuar shtoi mëtej ademi. Sipas fjalëve të ijë RTV-Bujanoci i cili të punësuar ka 41 punëtor dhe emeton propërcionalisht program në gjuhët shqipe dhe sërbe por njëherit ka program edhe në atë rome, çka donë të thot se është medium i vetëm i këtij lloji në regjion. Marëdhëniet mes tri redaksive janë të shkëlqyeshme, afrimi i komuniteteve i ndërtuar për 15 vite duhet ruajtur. Optimizmin na e rrit përkrahja e pushtetit lokal, Trupit koordinues dhe Kshillit Nacional shqiptarë, por gjithsesi edhe përkrahja e shikuesve tanë ka thënë mëtej Ademi për të përditshmen Politika. Shkresat dhe kërkesat i kam bërë si Qeverisë së Serbisë, parlamentit të Sërbisë, avokatit të popullit, si dhe faktorëve relevant ndërkombëtarë. Në qoftë se kjo iniciativ nuk ka rezultat Ademi frigon se në ktë regjion do të kemi terr informative. Ai nuk dyshon se ai i cili eventualisht e pronson RTV Bujanocin i çfarëdo nacionaliteti të jetë shqiptarë apo Sërb do të ketë program në vetëm një gjuhë, ka thënë në fund të intervistës drejtori i TV Bujaocit Hajredin Ademi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com