Adem Gani Saramati biznesmen atdhetar dhe humanitar i dalluar në Slloveni!

0

efwegretertertgregregt

 

Shkruan Asllan Dibrani

Rrugës për të arritur tek firma  ” Saramati ” na shoqëronin peizazhe të bukura  me vargmale dhe  një  zhvillm   me një infrastrukture   moderne të qytetit   Krshko. Aty ku ka shtrirë shtatin e vet  edhe  objekti   i bukur i   firmës “Saramati”  , firme ndërtimore . Një objekt   me zyra ,  parkingje,   kuzhinë për  ushqimin e punëtoreve  ,kombi -kamionët mbi 40 copë,kamion të punës  me betoniere dhe vetura luksoze.

 DSC_0650

Drejtori i firmës “Saramati ” në Krshko të Sllovenisë me mbi 120 punëtor  një ndër firmat ma me emër  me teknologji moderne.

 

Me të arritur  në objektin e tyre  na priten stafi i  firmës   në krye me udhëheqësin   dhe drejtorin zotin, Adem Saramatin. Si zakonisht  mikpritja shqiptare me  tradita  tona  mbretëruan edhe tek  kjo familje  bujare , po edhe humanitare që   ndihmat humanitare nuk kanë   munguar dhënë  bashkatdhetarëve kudo që e kërkonte  nevoja në Slloveni . Ata  nuk e harrojnë edhe Kosovën  që   e ndërtojnë  çdo vit  nga një shtëpi për skamnoret   në Kosovë. Çka ishte ma interesante  kur pyetëm  për   emrin e  familjes se  si e ka  emrin?. Zoti Ademi  thotë nuk e dijë,  por   ja kemi ndërtuar  një shtëpi një  familje që e kanë propozuar njerëzit   për fshatin Plane të Hasit. 

 

-Shpërngulja   nga Kosova dhe vendosja në  Slloveni e gjeti edhe  Gani  Saramatin   në qytetin e  Celes. Pas një pune fizike  tri vjeçare  ,ai  vendosi të   jetë i pavarur në   ndërtimtari   nga e cila ai   emërtoj në atë kohë   firmën   e ndërtimtarisë    me mbiemrin e tyre “Saramati “.

-Familja Saramati ka një  emër   edhe në të kaluarën e tyre   si atdhetar  , luftëtar  dhe patriot   të devotshmen   për interesat  kombëtare që lanë gjurmë. Kjo familje   krijoj një emër  përmes   Adem Saramatit     trashëgues   i firmës nga babai i  Gani Saramatit. Ademi   shkoj hapave te  të  atit , nga e cila   e rriti firmën dhe e modernizoj .   Sot ka mbi 120  punëtor  të rregullt ,po ndërkohë dhe  në kohët  sezonale e rrit  numrin e tyre .Punëtorët janë   mbi 60 të  familjes së ngushtë , po edhe   dajallarë, kushërinj   miq etj .Kjo firmë  sot  është ndër firmat ma të   kërkuar në arkitekturën  sllovene dhe njihet si firma ma  serioze  në Slloveni.

-Firma ndërtimore  “Saramati” tashmë  është një kompani me emër të konsoliduar në treg  me synime  të zhvillimit  teknologjik në praktike .

Fokusi  i saj  kryesor mbetet në aplikimin e teknologjive më të avancuara dhe në respektimin e parametrave më të mirë teknikë, për të ofruar ambiente që kënaqin të gjitha kërkesat e klientëve të tyre   .Me bindje mund të themi   se   kompania   e ndërtimeve “Saramati “ofrojnë cilësinë më të mirë që mund të gjeni në tregun vendas të Sllovenisë, e krahasueshme me nivelet më të larta të ndërtimit në komunitetin evropian.

Kompania e  zotit Adem Saramatiti dallohen  me përvojën pothuajse 35  vjet traditë  pune. Janë të  specializohen në fushën e inxhinierisë civile dhe ekzekutimin  e të  gjitha llojeve  të  fasadave dhe sistemeve të suvatimeve.

Është një kompani qe operon ne sektorin e ndërtimit që i  ofron tregut  slloven një koncept të ri evropian, duke realizuar ambiente banimi dhe qendra biznesi sipas rregullave dhe standardeve perëndimore. Inovacionet e fundit në projektim dhe teknologjinë  e lartë ne zbatim garantojnë rezultate te cilësisë se larte për të sotmen dhe të ardhmen.

 DSC_0660 DSC_0662 img_0582

Pamje e komionetave të punesë  e firmës “Saramati” që në çdo mëngjes mësyjnë    drejt  objekteve neëndërtim.

Nga apartamente në godina të veçuara, ne kemi kaluar në ndërtimin e komplekseve me hapësira të bollshme banimi, shërbime funksionale dhe administrim efikas shprehet zoti Ademi . Së fundmi, ne jemi fokusuar në ndërtimin e apartamenteve luksoze, zyrave moderne dhe qendrave tregtare thekson  zoti Adem Saramati .

 blok-dol-pri-hrastniku kvedrova-31-3

Pamje e  ndërtimit te lart  me një   teknologji  të  fundit,   përgatitje  për  dorën e fundit  suvatim dhe  fasdadim .


Në pyetjen tonë   për  ndërtimet në Kosovë , zoti Saramati  shprehet  se jam i shokuar me ato ndërtime të egra qe ndërtohen,  po  aksionin e zotit  Shpend Ahmeti  e përkrah .Kjo firmë sot  gëzon një  reputacion  edhe tek zyrtaret  slloven  qe u nderua dhe u dekoruar  me mirënjohje.    Po ashtu  thotë  z.Ademi se   fati e deshi qe   një shok  i bankës së shkollës     ishte  ambasadori i parë në Kosovë me çka ka ndikuar edhe ne  marrëdhëniet   bilaterale   Slloveni -Kosovë.

 DSC_0661

Pamje  nga ambienti i objekteve të  firmës “Saramati ” në Kershko  të Sllovenisë.

Fjalë të mira  thanë edhe punëtorët e firmës “Saramati”që  pagën mujore e marrin se cili nga 1500 euro, ushqehen tri here   dhe  posedojnë edhe  privilegje tjera  nga firma “Saeramati ” . U ndamë nga  zoti Adem Saramati  nga një takim mbresëlënës, mikpritës   dhe   me tradita shqiptare. Na mbeti  për fund ta  urojmë që në të ardhmen të këtë suksese tjera në fushen e biznesit .Një sugjerim mbetet  për shqiptarët   kudo që janë, ta ndjekin   modelin e  kësaj firme  dhe kësaj  familje   që ta nderojmë  kombin tonë, kudo që të jemi./BujanociNet/

 

Foto-reportazh  nga  Sllovenia   Shtator 2014

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com