Adelina: Nuk më ka rrahur askush

0

Adelina: Nuk më ka rrahur askush

Adelina Tahiri ka mohuar se ajo apo i dashuri i saj i ri është rrahur nga ish-i i saj.

Këngëtarja shkupjane u raportua se ishte sulmuar nga ish-i dashuri, Arianit Xhaferi, djali i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Por ajo ka reaguar shpejt duke mohuar gjithçka. “Jam lodhur nga marrëzi të tilla, nuk është e vërtetë se dikush më ka rrahur. Normalisht se kjo nuk është e vërtetë”, citohet të ketë thënë Adelina.

Konfliktin e ka mohuar edhe Arianiti, përmes një komunikate dërguar portalit Almakos.

“Lidhur me lajmin e botuar në mediumin e juaj të respektuar, në të cilin thuhet se kam sulmuar fizikisht këngëtaren Adelina Tahiri, kategorikisht demantoj se kam sulmuar fizikisht cilindo person, e sidomos jo këngëtaren Adelina Tahiri”, ka shkruar Xhaferi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com