Adelina e vesh me tesha te ‘burrave’ Jonin, kaq bukur po i rrin
20:00 | 19 Shtator 2018

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë para disa ditëve.

Ajo tashmë ka një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Jon, shkruan ORAinfo.

Ajo u martua me një burrë pak më të moshuar se ajo dhe me kombësi maqedonase që u komentua shumë nga publiku, e jo rrallë herë edhe në aspektin negativ.

Por, komentet nuk e ndalën Adelinën që të vazhdonte jetën e saj si mos më mirë.

Tashmë ajo është nënë dhe grua shumë e lumtur, të paktën kështu shfaqet.

Adelina vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku edhe sot ka publikuar një foto të bebit të cilin e ka veshur shumë bukur./ORAinfo/

Aurela Hoxha