Adele bie nga ‘froni’, ky është artisti që dyfishoi pasurinë gjatë vitit të fundit
08:00 | 10 Maj 2019

Ed Sheeran është i 17-ti në listën e “Sunday Times Music Rich List” për këtë vit, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Me një turne botëror që ka mbajtur për më shumë se dy vite, Ed Sheeran është njëri ndër artistët më punëtorë të muzikës.

Dhe ai po korr shpërblimet.

Pasuria e Ed është dyfishuar gjatë 12 muajve të fundit, pasi pasurisë së tij iu shtuan edhe 80 milionë funte, zbulon sot “Sunday Times Music Rich List 2019”.

Ed Sheeran tani ka pasuri në vlerë prej 160 milionë funtash falë turneut “Divide”, ai tashmë ka fituar për një vit më shume se çdo artist tjetër në histori.

Andrew Lloyd Webber zë vendin e parë më 820 milionë funta pasuri, ndërsa pas tij vjen Sir Paul McCartney.

U2 në vitin 2018 ka fituar 14 milionë funte, duke u vendosur në vendin e tretë me 583 milionë funta,

Elton John është në vendin e katërt me 320 milionë, ndërsa Rolling Stones me 260 milionë.

Adele me 10 milionë funta kaloi në katër vende më poshtë. /Lajmi.net/

Alesia Bami