
Imami që u lirua nga akuzat për shmangie nga tatimi dhe nxitje në terrorizëm, vazhdon të ketë shumë adhurues.
Qindra qytetarë nëpër rrjete sociale kanë shpërndarë peticionin, duke u shprehur entuziastë për rikthimin e Krasniqit në krye të Xhamisë së Madhe të Prishtinës.
Kurse sonte nëpër faqe të ndryshme islame, është bërë e ditur se Krasniqi do të mbajë një ligjëratë të mërkurën në Xhaminë e Madhe, shkruan Insajderi.
Kjo shtoi spekulimet se ai do ta rikthejë punën e tij si i pari i kësaj xhamie.
Sadriu në një përgjigje për Gazetën Insajderi ka thënë se Krasniqi nuk është rikthyer si imam.
“Përgjigja është shumë e shkurtër, jo”, u përgjigj Sadriu.
“Unë nuk kam informata për diçka të tillë”, është përgjigjur Sadriu për Insajderin.
Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga vetë Shefqet Krasniqi, por ky i fundit për disa orë nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.
Shefqet Krasniqi ishte larguar nga pozita e imamit, pasi u përball me drejtësinë për disa akuza.
Para 8 muajsh imami Krasniqi ishte liruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga akuzat për vepra penale të terrorizmit dhe shmangie nga tatimi, ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.
Ish-imami akuzohej për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprave terroriste”, “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik” dhe veprën “shmangie nga tatimi”.