A thua vallë gropat po bëhen mollë sherri ndërmjet partive shqipëtare në Luginë

Siç duket me këto gropa po del në pah se partitë politike interes të vetëm e kanë pushtetin e jo mirqenien e qytetarit. Ata që po pësojnë vazhdimisht janë qytetarët. Në anën tjetër partit tona në luginë dinë të përgëzojnë Tuzin për bashkim dhe fitore. Deri kur kështu me këto sarkazma e me patriotizëm fallso. Qartë po shihet se interesi i partive politike qenka pushteti e jo qytetari. Aman morë "burra"kur do ta keni prioritet qytetarin e jo pushtetin. A jeni të vetdijshëm qe do të ju mallkon gjaku i dëshmorit që asnjëherë nuk ju bie ndërmend të ia dërgoni një buqetë lule,e falë atij gjaku sot jeni ulur në ato kolltuqe. A jeni duke e vërejtur se lugina po zbrazet në heshtje falë politikës suaj. Nuk jeni në gjendje që t'ia siguroni një vend pune një të riu. Nuk jeni në gjendje që një skamnorë ta ndihmoni. Pse rrini në atë pushtet të mallkuar kur nuk jeni të aftë të qeverisni. Deri kur kështu. Çfar politike jeni duke ndjekur që po e zbrazni në vazhdimsi luginën. Kujt jeni duke ia bërë argatin. Ju lutem kthenjani dinjitetin qytetarit ose ikni. Shkruan: Muhamed Xhemaili
Shkruan: Muhamed Xhemaili
Alesia Bami