A po vritet Putini, nga “arma sekrete e SHBA”, sikurse Chavez?!

0

 A po vritet Putini, nga "arma sekrete e SHBA", sikurse Chavez?!

Unë nuk dyshoj se Amerika ka zhvilluar një teknologji e cila mund të shkaktojë kancer dhe askush të mos e marr vesh për këtë, kështu kishte thënë presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, në vitin 2011, kur u kuptua se po vuante nga sëmundja vdekjeprurëse.

Fjalimi i tij është riaktualizuar përsëri pas spekulimeve se edhe presidenti rus Vladimir Putin, është diagnostifikuar me kancer.

Lajmi bombë, i cili flet për mundësinë që presidenti rus Putin, është diagnostifikuar me kancer dhe po trajtohet nga një mjek gjerman, ka përhapur spekulimin se është SHBA që ka mundur t’ia shkaktojë sëmundjen, me ndihmën e një teknologjie që ky vend ka shpikur, e përmes të cilës mund ta infektojë kë të dojë.

Nga të parët që ka folur për këtë ishte presidenti i ndjerë i Venezuelës Hugo Chavez, i cili vdiq pas një beteje dy-vjeçare me kancerin e legenit.

Ai në një fjalim drejtuar kombit kishte thënë se është Amerika ajo që ia kishte shkaktuar këtë sëmundje.

Chavez, i cili ishte një kundërshtar i përbetuar i SHBA-ve, kishte kujtuar rastin e vitit 1940, kur mjekët amerikanë kishin infektuar me sifilizi 1 500 qytetarë të Guatemalës, me qëllimin për të kryer eksperimente mjekësore, transmeton reporteri.net.

Chavez kishte kujtuar edhe një bisedë me liderin shumëvjeçar të Kubës, Fidel Castro, i cili i kishte thënë atij se “Amerika ka zhvilluar një teknologji të rrezikshme. Vetëm përmes një shpimi me gjilpërë mund ta infektojë gjithsecilin. Kujdes ku rrini dhe çfarë hani”.

Gazeta serbe Telegraf, e cila sjellë këtë shkrim, përmend edhe rastin e liderit të radikalëve serbë,Vojislav Sheshel, i cili gjithashtu është diagnostifikuar me kancer në mëlçi, derisa po mbahet në burgun e Sheviningenit në Holandë, ku po gjykohet për krime lufte.

Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, lideri i tyre po torturohet në qendrën e paraburgimit, pasi është i vetmi i burgosur të cilin nuk ka të drejtë ta vizitojë asnjë mik.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com