A mund ta përmbysë Barcelona Juventusin? Ja çfarë thotë Pique

0

Pique nuk ka dyshime se Barcelona mund ta përmbysë Juventusin.

Barcelona humbi 3:0 në Itali nga Juventusi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, për mbrojtësin e katalanasve, Gerard Pique, ky rezultat nuk është edhe i lartë dhe beson se Barça do të bëjë të njëjtën gji si ndaj Paris Saint Germainit.

“U rikthyem ndaj PSG-së pavarësisht se ndeshjen e parë humbëm 4:0 dhe besoj se mund ta bëjmë edhe ndaj Juventusit”, tha fillimisht Pique TV3.

“Nuk jemi në një situatë të mirë, por do të bëjmë gjithçka që t’i kthejmë gjërat në favorin tonë. Kam besim se mund t’ia dalim”, shtoi Pique. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com