A.M nga Bujanoci kapet me 4900 gram marihuane ne Nish (Foto)

0

Policia e Nishit ka gjetur 4 kilogram e 900 gram marihuanë dhe ka arrestuar A.M (1986) nga komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale për prodhim dhe shitje të drogave.

Gjatë ndalimit të veturës të tipit “golf” me targa të VR me të cilin po udhëtone i dyshuari, gjatë kontrollimit policia në brendësi të rrotës rezerë në bagazh ka gjetur pesë paketime me peshë 2.625 gram dhe në pjesën e përparme të veturës nën pjesën mbrojtëse të haubës janë gjetur 2.275 gram marihuanë.

Dyshohet se droga ishte dedikuar për shitje në rrugë.

Të dyshuarit iu është caktuar 48 orë mbajtje në polici e pastaj do të dërgohet në gjykatën e lartë të Nishit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com