A ka vdekur Putini?

0

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk është parë në publik që prej 5 marsit të këtij viti.

a-ka-vdekur-putini_hd

Ndërsa shumë pak informacione ka dhënë sekretari i tij i shtypit, Dimitri Peskov, i cili tha se nuk ka “asnjë arsye për t’u shqetësuar” dhe “çdo gjë është në rregull”, transmeton Telegrafi.

Por, presidenti rus ka anuluar edhe një udhëtim për në Kazakistan, dhe kjo ka bërë që në internet të qarkullojnë fotografi të Putinit të vdekur.

Sapo të shkruani emrin e presidentit rus në kërkuese të Google, pas emrit të tij do t’ju shfaqet “i vdekur”, përkatësisht “Putin umer” (Putini ka vdekur). Kjo tani është bërë trend edhe në shtetin rus.

Kujtojmë se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me presidentin koreano-verior, Kim Jong-il dhe atij të Venezuelës, Hugo Chavez, ku së pari vdekja e tyre u bë e ditur nga qytetarët e vendeve përkatëse, pasi që autoritet shtetërore e mohuan këtë për një kohë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com