A ju kujtohet Fatime Kosumi, ja kush është, e ka ndërruar emrin (Video)

0

Këngëtarja Fatime Kosumi, dikur e njohur shumë në trojet shqiptare për këngët dhe bashkëpunimet e saj muzikore, të premten ka bërë rikthimin e saj në skenë.

Ajo ka kënduar pas shtatë vitesh për herë të parë live, kësaj radhe në emisionin The Voice of Albania në Shqipëri, me emrin artistik Andrra të cilin e mban tash e disa kohë.

Andrra ka sjellë këngën “Kalle Llamen” live në emisionin e zbulimit të talenteve, një këngë që në Shqipëri është pëlqyer shumë së fundmi dhe këtë e dëshmon fakti se kënga është ranguar mirë në toplistat muzikore shqiptare, shkruan KultPlus.

Andrra jeton në Gjermani prej kohësh ndërsa në fund të këtij muaji do të rikthehet edhe në Kosovë, me një paraqitje live.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com