A janë të rrezikshëm Yugonostalgjikët e Shqipërise dhe Kosovës për popullin tonë?!

0

index

Shkruna: Hajredin Hyda

Pos gjestit simbolik të 50.000 Eurove të ndara nga qeverite shqiptare dhe ajo kosovare për Luginën që nuk duhet të neglizhohen, kjo ndihmë simbolike nuk ka pasur asnjë efekt në impaktin e zhvillimit ekonomik të saj, dhe nuk ndryshon as shifrat dhe as parametrat zhviilimor, edhe ashtu të frenuara me tërë forcën nga qeveritë serbe, sipas radhës që kanë qenë në pushtet! Një fenomen mjaftë shqetësues që huton dhe habitë pa masë banorët e Luginës, është çfaqja në sipërfaqe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri e “Yugonostalgjikëve”, të ciltë çdo gjë në vendet e tyre e shohin si “zi e me zi”, dhe Sërbinë e shohin me sytë e Jugosllavisë së viteve të 70-80 ta, duke injoruar faktin se Sërbia është katandisur si mos më keq! Këta Yugonostalgjik që për fat të keq nuk janë të pakët në numër, por shpesh janë edhe vendimmarrës, përbaltin dhe nepërkembin çdo të arritur në Kosovë dhe Shqipëri, duke injoruar çlirimin dhe pavaresinë e Kosovës, luftën e lavdishme te UÇK-se,UÇPMB-së, masakrat serbe në Kosovë, transicionin në Shqipëri, anëtarsimin e sajë në NATO, shpërbërjen e sistemit më diktatorial të Enver Hoxhës në botë etj! Dhe shpesh kërkesave tona për një interesim më të madhë, për ne që jetojmë në rrethana dhe kushte të vështira, të rrethuar nga ushtria dhe xhandarmëria serbe, të bllokuar në çdo iniciativë zhvillimore, në pengesat e përdorimit të teksteve shqip nëpër shkolla etj, Ata përgjigjen pa fije marre: -Po mirë mare i keni ju punët atje në Luginë (Sërbi), se jetoni në një shte të fortë! (Ende shohin me sytë e viteve të 70-ta!) Në fund të fundit kjo klasë apo shtresë njerezish, demin më të madhë ia bëjnë Kosovës dhe Shqipërise se sa Luginës!

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com