A i përgjigjen evidencës ushtarake të rinjtë e Preshevës dhe Bujanocit?

0

Thirja e përgjithshme është shpallur nga 6 janari dhe do të zgjasë deri me 28 shkurt dhe vlen për të gjithë të rinjtë që këtë vit mbushin 18 vjet dhe më të vjetër, dhe për arsyje të ndryshme nuk janë regjistruar, ka thënë për media shefi i qendrës së ministrisë së mbrojtjes në Vranjë Igor Milanoviq.

Sipas tij, pas heqjes së shërbimit të rregullt ushtarak, ky është i vetmi detyrim që i ka mbetur të rinjëve dhe përbëhet vetëm me plotësimin e pyetsorit dhe nuk zgjasin më shumë se disa minuta.

Pas skadimit të thirjes së përgjithshme, ata që nuk lajmrohen ftesat do ti dërgohen në adresë të shtëpisë. Nëse personat edhe atherë nuk lajmrohen, atherë do të ngritet procedurë kundërvajtje.

“Ne nuk duam që askush që dikush të jetë në procedurë gjyqësore, veçanërisht për obligimin që zgjat 2-3 minuta” ka thënë Milanoviq duke shtuar se denimi për mos përgjigje ndaj ftesës është 10.000-50.000 dinarë.

“Për fat të keq, shumica e të rinjëve nga Presheva dhe Bujanoci shkojnë në shtetet e Evropës perëndimore duke kërkuar nënshtetësi të shtetit tjetër, or ne nuk japim pëlqimin për çlajmrimin nga shtetësia e Republikës së Serbisë nëse ai person nuk është i shkruar në evidencën ushtarake” ka thënë Milanoviq, transmeton presheva.com.

Siç ka thënë ai, regjistrimi në evidencën ushtarake mund të kryhet edhe në përfaqësues të ambasadave apo konsullata e Serbisë në shtetet e huaja, por kjo mënyrë është shumë e shtrenjtë deri sa këtu është pa pagesë.

Regjistrimi në evidencat ushtarake kryhet në zyret e Ministrisë së mbrojtjes në Bujanoc dhe Preshevë apo në qendrën e Vranjës.

Siç mësohet, të rinjtë nga Presheva dhe Bujanocit i përgjigjen ftesës për tu regjistruar në evidencën ushtarake.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »