A është Marina Fara shtatzënë? Kjo foto i zbulon të gjitha
15:59 | 13 Qershor 2018

Marina Fara do të bëhet nënë.

Të paktën kështu duket nga disa foto të siguruara nga portali “JOQ”, ku Marina shfaqet teksa kryen kontrollet pranë gjinekologes.

Burime pranë saj kanë konfirmuar lajmin e shtatzënisë dhe tregojnë se Marina ndodhet në muajin e tretë të pritjes së ëmbël.

Prej disa kohësh, Marina Fara tregoi përmes disa fotove në profilin e saj në “Instagram” se ishte lumturisht e dashuruar me një djalë, identitetin e së cilit e mbante sekret.

Mirëpo të njëjtat burime pranë saj, shprehen se djali që i ka rrëmbyer zemrën vajzës së Eli Farës, është me origjinë nga Laçi dhe për herë të parë janë publikuar imazhe të plota të tij.

Aurela Hoxha
S