A është i gatshëm Salah për ndeshjen e parë në Kupën e Botës
15:59 | 14 Qershor 2018

Sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah, është pothuajse i gatshëm që të luajë në ndeshjen e së premtes në Kupën e Botës.

Për ndeshjen kundër Uruguait, trajneri i Egjiptit, Hestor Cuper, ka thënë se ylli i tij është i gatshëm gati 100% për të zhvilluar ndeshjen, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

25 vjeçari qe lënduar gjatë ndeshjes finale të Champions League në një përballje me mbrojtësin e Real Madrid, Sergio Aguero.

“Mund të ju sigurojë gati 100% se ai do të luajë, përveç ndonjë rrethane të minutës së fundit”, ka thënë Cuper.

“Ai mund të bëhet golashënuesi më i mirë këtu dhe një prej më të mirëve”.

Cuper ka thënë se Salah është duke u përmirësuar më shëndetin dhe se rikthimi i tij do të ndodhë shumë shpejt.

Edlira Rukaj