A e keni ditur se vajza e Shkurte Fjezës ishte një super modele?! (Foto)
14:51 | 16 Nentor 2017

Këngëtarja e madhe Shkurte Fejza, përveç krijimeve të artistike si gjurmë të pashlyeshme në histroinë e muzikës shqiptare, pas vetes inkuadroj edhe gjeneratat pasardhëse, e që janë vajzat e saja të njohura e të admiruara nga audienca.

Në veçanti, Gresa Behluli, u bë e njohur që nga debutimi i saj si këngëtare, duke trashëguar kështu talentin nga e ëma, e që i hapi shumë dyer suksesi në fushën e muzikës. Por, edhe Besiana Behluli, nuk është emër krejt i panjohur për audiencën, veçse i takon një fushe krejt tjetër nga ajo e së ëmës dhe motrës së madhe, shkruan Kosovarja. Modelizmi, ishte fusha që Besiana zgjodhi të ndjek, por çuditërisht, kjo i takoi një periudhe mjaft të shkurtër. Thënë të drejtën tiparet e saja, janë tipike prej modeleje, element që do i hynte në ndihmë për t’i dhënë famë e suksese njëkohësisht. Vajza e Shkurtes, e filloi përmes fotosesioneve të realizuara, përkrah motrës së saj Gresës, por hoqi dorë thuajse pa filluar. Ndoshta edhe martesa, mund të ketë qenë njëra nga arsyet e anashkalimit të një profesioni të tillë, por të paktën, imazhet profesionale të realizuara, mbesin si gjurmë e aktivitetit të saj në këtë drejtim.
Aurela Hoxha