A e keni ditur se edhe këpucët kanë afat?
13:12 | 06 Shkurt 2018

Këpuca hahet aty ku peshojmë më shumë, prandaj edhe me kohë i hiqet pjesa e qëndrueshmë. Kjo mund të përkeqësojë çregullimet biomekanike që tashmë i keni, thotë ortpopedi Pol Lenger.

Pasi humbet mbështetësi në këpucë kjo mund të shkaktojë dhimbje në gjunj, shputa dhe në boshtin kurrizorë. Për fat të keq, në asnjë kuti të këpucëvë nuk shkruan afati i qëndrueshmërisë së tyre, kurse jetëgjatësia varet nga cilësia, por edhe nga ajo se si i mbani, si i pastroni dhe sa shpesh i mbathni ato. Megjithatë, ka disa udhëzime që ju mund ti ndiqni për të përcaktuar se cila palë e kepucëve mund të hudhet. Atlete/ patika Janë të mira sepse mbathen shpejt, ecni lehtë me to, ndaleni lehtë, dhe ndërroni drejtimin. Gjatë vrapimit, pesha e juaj e cila i ekspozohet këpucëve është 2-3 herë më e madhe se sa totali juaj. Kur kërceni në basketboll dhe volejboll, presioni mbi atlete është shtatë deri në tetë herë më e madhe, se sa pesha e trupit tuaj.Jetëgjatësia e këpucëve / atleteve/ për vrapim nga 5 në 8 kilometra, është nga 6 muaj deri në një vit, edhe pse kjo ndryshon, varësisht nga pesha e juaj, modelet e këpucëve, ecja dhe vendi në të cilin vraponi. Nëse vraponi 8 kilometra  katër herë në javë, ju duhet të ndwrroni këpucë pas gjashtë muajsh. Nëse nuk vraponi shpesh mund ti mbani një vit.Kontrolloni trashësinë e gomës, kur ajo fillon të hollohet, ato janë për tu hudhur. Këpucë për shetitje Nëse i mbathni një palë këpucë tri deri katër herë në javë, në punë, për një vit, duhet ti riparoni ose janë gati për mbeturina. Kontrolloni a janë shtrembëruar thembërat dhe a janë te plota shtresat e brendëshme.Një tjetër mënyrë që të dini se a janë dëmtuar është; vendosni ato në një sipërfaqe të rrafshtë.Nëse shtrembërohen në një anë riparoni ose bleni një palë të reja. Këpucë lëkure Nëse bleni këpucë cilësore, i pastroni rregullisht dhe u bëni riparime të vogla, këpucët mund të qëndrojnë 15 vjet. Ju do të vendosni se a i vlen t’i rregullosh varesisht nga ajo se sa para keni investuar në këtë palë këpucë. Nëse ato nuk janë të shtrenjta, më shumë ka leverdi të bleni nje palë të reja. Nëse nuk i pastroni rregullisht këpucët prej lëkure, lëkura do ashpërsohet, bëhet e fortë, dhe fillon të qahet citon femrasot.com. Take të larta Meqë thembra dhe shputa është më e hollë dhe se te këpucët tjera, këto këpucë dëmtohen më shpejtë se të tjerat. Më së shumti hahen nën gisht të madh, sepse presioni është më i madh. Nëse është hëngër /holluar/ shputa – xhoni, duhet ta ndërroni. Taket e larta shtrembërohen më lehtë, prandaj rregullisht ndërroni shputat e takes. Sandalet Pjesa e sipërme e sandales duhet ta mbajë këmbën të fiksuar, prandaj këto modele qëndrojnë më pak se sa këpucët e mbyllura. Edhe për këto modele, vlen ajo që u tha më lartë për këpucët tjera.
Aurela Hoxha