A e dini për çka shërben pjesa e kaltër e gomës ?

0

Kur më të rriturit na thanë për herë të parë se pjesa e kaltër e gomës do të na ndihmonte të fshinim gabimet e bëra me stilolaps, mendjet tona të vogla naive e besuan dhe dështuan, keqazi.

Dhe që prej shkollës fillore, kjo pyetje me siguri ende ju mundon: Për çfarë shërben pjesa blu e gomës? Bëhuni gati për të vërtetën!

Ndërkohë që pjesa e kuqe e gomës shërben për të fshirë lapsin në sipërfaqen e letrave normale, pjesa e kaltër mesa duket shërben për të fshirë lapsin në sipërfaqen e letrës së ashpër, që përdoret zakonisht për vizatim, detyrë kjo që pjesa e kuqe nuk e realizon dot.

Por ndërkohë që mendonim se misteri më në fund u zgjidh, del edhe një detaj tjetër. Përse pikërisht në pjesën e kaltër të gomës ka një shenjë stilolapsi?

Epo ky mendohet të ketë qenë pikërisht një gabim i kompanive që prodhojnë gomat dhe që kanë rënë viktima të legjendës së trashëguar, që thotë se pjesa e kaltër fshin stilolapsin. Një histori e denjë për një episod të “X Files”.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »