A e çoi amanetin e të atit deri në fund? Rrëfimi prekës i Afërditës
15:25 | 11 Janar 2019

Afërdita Dreshaj ka treguar disa herë se ëndrra e babait të saj ishte të bëhej këngëtare, shkruan lajmi.net.

E pyetur nga ndjekësit se sa e kishte të vështirë t’i realizonte ëndrrat pa babain, ajo thotë se është munduar ta qojë deri në fund amanetin .

“Ëndrra e babait tim ishte të bëhesha këngëtare, kur unë isha 12 vjet ai ishte ende gjallë dhe më mori ta inqizojë këngën e parë… kur ai vdiç e kisha shumë të vështirë të vazhdojë por duhet t’i tregojë atij që do të vazhdojë ëndrrën e tij dhe timen, nëna ime është femra më e fortë dhe më ka dhënë krahë tjerë të vazhdojë”, është përgjigja e saj.

Përndryshe, Afërdita ka paralajmëruar rikthimin në muzikë pas një pauze të gjatë që bëri. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella