A duhet ta mbulojmë kamerën e kompjuterit?

0

Kamera e laptopit ose celularit tuaj mund të jetë mjaft e nevojshme për ju, por një numër i habitshëm ekspertësh pajtohen se mbulimi i kamerës së laptopit, është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur privatësinë tuaj.

Vitin e kaluar, një foto e Mark Zuckerberg u bë virale, pasi një përdorues i Twitter vuri re se themeluesi i Facebook kishte mbuluar gjithashtu kamerën dhe mikrofonin e kompjuterit të tij. Dy muaj më vonë, drejtori i FBI, James Comey pranoi se të gjitha zyrat në qeverinë amerikane gjithashtu mbulojnë kamerat e tyre.

“Tek të gjitha  zyrat qeveritare që ju do shkoni, do shikoni se ne të gjithë kemi gjërat e vogla të kamerës që rrinë në krye të ekranit. Të gjitha kanë një kapak të vogël që mbyllet mbi to”. Ju duhet ta bëni këtë në mënyrë që njerëzit që nuk kanë autoritet të mos ju shohin, unë mendoj se kjo është një gjë e mirë, tha shefi i FBI.

Por, duke supozuar që ju  nuk jeni spiun ose shefi ekzekutiv i një kompanie shumë miliardëshe, a duhet të shqetësoheni për dikë që mund të spiunojë nëpërmjet kamerës së laptopit tuaj?

Përgjigjja, sipas shumë ekspertëve, është po.

Në vitin 2013, një haker i tha BBC Radio 5 Live se aksesi në kamerën e një gruaje kushton rreth një dollar dhe se ai kishte hakuar deri tani rreth  500 kompjutera. Një vit më pas, një uebsajt voyeurist u shfaq në internet, duke shfaqur imazhe  të drejtpërdrejta nga mijëra web cameras, të vendosura në 250 vende të botës.

Siç doli, pronarët e këtyre kamerave kishin bërë të njëjtin gabim të thjeshtë, ata kurrë nuk ndryshuan fjalëkalimin e paracaktuar të pajisjes. Të mbuloni kamerën tuaj është një gjë super e lirë dhe e lehtë për t’u bërë, dhe është gjëja më e zgjuar dhe e sigurt që mund të bëni. / Bota.al

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com