A duhet ta hidhni ushqimin nëse ua prek miza?
14:15 | 26 Prill 2017

Pranvera dhe vera paralajmërojnë motin e ngrohtë, por gjithashtu edhe ndikon në ardhjen e mizave irrituese të cilat dalin në ushqimin tuaj.

Ka disa arsye pse shumica e njerëzve përpiqen t’i largojnë ata para se të mund të futen në një pjatë. Përgjigjja është jo, sipas një lektori të higjenës në ushqim. Lektori Cameron Webb nga Universiteti i Sidnejit këshillon që nëse e hani një ushqim që ua preku miza, ju sigurisht se do të jeni mirë. Dhe përderisa insektet mund të shpërndajnë baktere, nuk ka gjasë që bakteret që ato i transferojnë në ushqim të bëjnë që dikush të sëmuret. Duke shkruar në blogun e universitetit, Dr. Webb tha: “Në shumicën e rasteve, kur e shihni një mizë se ka ‘ateruar’ në ushqimin tuaj, nuk do të thotë se gjithqysh duhet ta hidhni atë”, shkroi ai.

Alesia Bami