A duhet pirë ujë gjatë ushqimit, tregojnë ekspertët

0

Pse uji nuk është i mirë për t’u pirë gjatë ngrënjes së ushqimit? Dietologia Robin Joukilis, në librin e saj “Go with your gut” (Ecni me lukthin tuaj) pretendon se kjo shprehi dëmton tretjen dhe thithjen e materieve ushqyese në organizëm.

Pirja e ujit para dhe gjatë ushqimit është shprehi që e kanë shumë njerëz. Zbulimet e reja tregojnë se pijrja e ujit gjatë ngrënies bën më shumë dëm sesa dobi.

Joukilis ka rekomanduar që uji nuk duhet të pihet një gjysmë ore para dhe një orë pas ngrënjes së ushqimit. Nëse ju duhet të pini ujë gjatë ngrënies, për t’ju ndihmuar të përtypni më lehtë ushqim, pini gllënjka të vogla. Përndryshe, në qoftë se ju pini gjatë vaktit shumë ujë në një kohë, mund të çojë te shpërbërja e rezervave të acidit klorhidrik në stomak, i cili është thelbësorë për tretjen e duhur të ushqimit.

“Pirja e ujit gjatë ngrënies mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Sasia e madhe e lëngut gjatë ngrënies mund të shkaktojnë fryrje, probleme me tretje dhe parandalimin e absorbimit të duhur të materieve ushqyese “, konfirmon dieteologia Ali Miller.

PH ideale në lukth, shton Miller, është 1 deri në 2, dhe ky nivel ndihmon në shpërbërje të proteinave, stimulon lirimin e enzimeve për tretjen e ushqimit, ndihmon në absorbimin e vitaminës B12 dhe si në konvertimin e ushqimeve në qull që lehtëson tretjen. Kur pini gjatë vaktit i gjithë procesi ngadalësohet dhe pastaj vjen fryerja dhe tretja e dobët.

Kur është më së miri të pihet ujë? Për tretje të shëndetshme gjatë ngrënies, pini maksimum dy decilitra ujë (në gllënjka të vogla). Gjatë pjesës tjetër të ditës pini midis vakteve që do t’ju ndihmojë të largoni urinë ‘e rreme’ që ju e mendoni kur ne të vërtetë jeni dehidruar./GazetaExpress/.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com