A duhet lënë bateria të harxhohet plotësisht për ta rimbushur?

0

Miti që bateria nuk duhet rimbushur përderisa ka ende energji brenda saj, rezulton të jetë jo i vërtetë.

Sot shumica e baterive nuk harxhohet plotësisht në të vërtetë. Ajo që shihni 0% ose “dead” kur telefoni apo laptopi juaj nuk aktivizohet, atëherë bateria në të vërtetë ka diku rreth 10% energji, transmeton Koha.net.

Nëse ju e respektoni mitin që mos ta rimbushni baterinë derisa pajisja të fiket, atëherë kjo ka efekt të kundër nga vëmendja juaj për ta ruajtur pajisjen. Ajo e dëmton baterinë, duke i reduktuar efikasitetin e saj me kalimin e kohës.

Me fjalë tjera, mos i leni bateritë e pajisjeve tuaja që të harxhohen plotësisht e më pas t’i mbushni, sepse kjo dëmton baterinë.

Një arsye e cila është publikuar nga cnet, është se pse kompanitë prodhuese i kanë bërë pajisjet në atë formë që kur të arrin në 10% ose 15% energjia e baterisë, pajisja na tregon se duhet ta fusim në karikues.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com