A do të kthehet Ronaldo në Premierligë për të vënë rekord të ri?

0

Ronaldo është në qendër të vëmendjes, pas lajmeve se mund të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja sportive portugeze, A Bola, gjatë ditës së premte lëshoi ‘bombën” duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Spanja, transmeton Gazeta Express.

Bëhet e ditur se e gjitha kjo po ndodh pasi portugezi është i dëshpëruar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro dhe dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Raportohet se Manchester United është destiancioni i mundshëm i portugezit, me të cilën fanellë mban një rekord që ende nuk është thyer që nga largimi i tij drejt Madridit në vitin 2009.

Cristiano Ronaldo është lojtari i fundit që ka arritur të shënojë 40 e më shumë gola në Angli në të gjitha garat (42 gola – sezoni 2007/08).

Që nga transferimi i tij në Madrid (2009) ende asnjë lojtar nuk ia ka dal të thyejë këtë rekord të portugezit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com