A do të ketë së shpejti zgjedhje në Kosovë
15:31 | 20 Maj 2018

​Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar që Qeverinë e Ramush Haradinaj do ta rrëzojë me metoda kushtetuese.

Shefi i grupit i parlamentar i kësaj partie, Avdullah Hoti ka treguar që nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

E kundërshtari më i madh i kësaj qeverise po vazhdon të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës, por për të larguar qeverisjen e Haradinajt nuk po e ka mbështetjen e partive të tjera opozitare, raporton T7.

Partitë politike nuk janë të interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Caktimi i datës së zgjedhjeve me pajtim të të gjitha partive po duke e pamundur në këtë fazë.

Ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po insiston në rrëzimin e Qeverisë e organizmin e zgjedhjeve në kohë sa më të shkurtë, duke se nuk e ka mbështetjen as të partive opozitare.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti thotë se nëse nuk do të ketë dakordim mes partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, për këtë do të përdorin mekanizma institucional kushtetues.

“Nuk jemi duke parë vullnet në këtë drejtim, prandaj besoj që në tryezën e ardhshme ne duhet të koordinohemi të konkludojmë nëse ka dakordim mes partive politike për datën e zgjedhjeve dhe këto veprime që i përmenda ose ne do të shfrytëzojmë mekanizma institucional kushtetues për të çuar vendin në zgjedhje”.

Prej momentit të tërheqjes së Listës Serbe nga Qeveria dy muaj më parë, ekzekutivi nuk ka shumicën parlamentare për të qeverisur vendin, thotë Hoti.

Ai ka theksuar se në një demokraci parlamentare në momentin që Qeveria nuk ka shumicën parlamentare duhet vetë të inicojë mocion vetëbesimi.

“Tash ka dy muaj që Qeveria nuk e ka shumicën në parlamentin e Kosovës, në mënyrën se si është i organizuar shteti i Kosovës si demokraci parlamentare nënkupton që gjithmonë Qeveria e vendit e ka shumicën në Kuvend, në atë moment që nuk e ka duhet që vet kryeministri të iniciojë mocion vetëbesimi”.

Qeverinë e Haradinajt LDK po e cilëson si qeveri të pakicës.

“Ne i kemi dhënë mundësi dialogut përpara se të marrim veprime kushtetuese demokratike për të quar vendin në zgjedhje të reja sepse në demokracinë parlamentare vendi nuk mund të udhëhiqet nga Qeveria e pakicës”.

LDK është partia e cila ka nisur mbledhjen e tryezave të partive politike. Qëlimmi ishte thënë të jetë për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj por që asnjëherë deri më tash nuk është folur për diçka të tillë.

Aurela Hoxha
S