A do të dështoj vizita e Edi Ramës, si ajo e Enver Hoxhës 68 vjet më parë Beogradit?

0

Poqese Edi Rama nuk arrinë hapjen e Konsullatës Shqiptare në Preshevë, si formë e përkujdesjes institucionale të shtetit Shqiptar ngaj shqiptarve të Luginës së Preshevës, kjo vizitë do jetë e dështuar, ashtu si vizita e paraardhësit të tij partiak, Enver Hoxhës, 68 vjet më parë në Beograd.
unknownNë fakt, kjo do jetë edhe një dëshmi e pakontestueshme e radhës e mospërfilljes nga shteti amë, Shqipëria e shqiptarve të këtyre trojeve të tyre stërgjyshore që kanë mbetur të jetojnë nën regjimin antishqiptar të Serbisë.

Që nga ditët e para të marrjes së pushtetit në Shqipëri, Edi Rama kishte deklaruar se ishte i ftuar për ta vizituar Serbinë.

Mirëpo, shumë shpejtë iu përgjigj kryeministri i atëhershëm i Serbisë, se kjo absolutisht nuk ishte e vërtetë.

Përkundrazi, Edi Rama ishte ai i cili kishte propozuar, madje edhe kishte insistiar për ta bërë këtë “pelegrinazh” (haxh) në Beograd, por se, sipas Daçiqit, pala serbe e paska shtyer atë vizitë vazhdimisht.
Pastaj u mbajtën zgjedhjet parlamentare në pranverë 2014 në Serbi dhe pushtetin e fitoi Aleksandër Vuçiq.

Meqë gjatë tërë kohës zhvilloheshin bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton më 19 prill 2013 u nënshkrua Marrëveshja për normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi dhe deri më tani janë zhvilluar reth 30 raunde bisedimesh midis kryeministrave respektiv, paralajmërohej edhe “Marrëveshja historike Kosovë-Serbi”.
Natyrisht, nuk kemi deklarim eksplicit apo informacon se ishte apo jo e interesuar edhe pala shqiptare për t’u involvuar në këtë proces, për ta dhënë kontributin e vet konform interesave të shqiptarve, sidomos të athre në Luginë të Preshevës, të cilët nuk u përmendën askund dhe asnjëherë as në Marrëveshjen e 19 prillit 2013, si dhe në asnjërin nga 30 raundet e deritanishme të bisedimeve.

Madje, ata nuk u përmendën dhe as nuk u përflën fare as në margjinat e këtij dialogu, sepse nga ekipi negociator i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi çështja e shqiparve të Luginës së Preshevës nuk u trajtua, nuk u përment dhe u konsiderua fare si e paqenë! Në fakt, ekipi negociator kosovar në Bruksel pati preokupim çështje e serbëve të Kosovës, të cilët i trahton si qytetarë të vet.

Por, paradoksalisht, për këta qytetarë të vet negocion me Serbinë në selinë e NATO-s në Bruksel, kurse për shqiparët e Luginës Hashim Thaçi dhe ekipi i tij negociator nuk e konsideroi të dennë të merret me ata. sepse sipas Thaçit ata na qenkan “qytetarë serbë”!!!

Me stabilizimin e pushtetit të kryemistrit të ri të Serbisë, bashkëpunëtorit më të ngushtë të deridjeshëm të radikalit serb Vojisllav Sheshel, i cili është duke e vuajtur denimin për krime lufte në Hagë, në marrëveshje me Edi Ramën, caktuan datën 22 tetor 2014 për vizitë të kryeministrit shqiptar në Beograd.

Mirëpo, skandali që ndodhi në ndeshjen futbollistike Serbi -Shqipëri në mbrëmjen e 14 tetorit në stadiumin e Partizanit në Beograd, ku u paraqit nga ajri droni me fotografitē e Ismail Qemajlit dhe Isa Boleti, e irrituan publikun serb dhe shpërtheu urrejtje e tëbuar antishqiptare që realisht rrezikoi jetën e lojtarë e shqiptar dhe ekipit shoqërues të thre, meqë nuk ishte lejuar publiku shqiptar të hyj në stadium për të bêrë tifozllëk dhe për ta mbështetur ekipin shqiptar.

Edhepse akoma nuk është konfirmuar agjenda definitive e qëndrimit të kryeministrit Rama në Beograd, 68 vjet para paraardhësit të tij partiak, Enver Hoxhës në korrik të vitit 1946, i cili atëbotë u ndie tejet inferior ndaj homologut të tij JosipBroz Titos, duke mos guxuar fare t’ia përmendë dhe kërkoj obligimin nga Konferenca e Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Madje, Enver Hoxha nuk e kishte vizituar fare Kosovën, por disa republika thera, ku nuk kishte shqiptarë.
Ndërkaq, Edi Ramën më 10 nëntor 2014 në Beograd nuk di ta presë shefi i Serbisë, Presidenti Tomisllav Nikoliq, i cili qëllimisht nuk do qëndroj atë ditë në Beograd, por do ketë një udhëtim të parëndësishëm jashtë vendit, sa për ta treguar urrejtjen e tij primitive antishqiptare të një provincialisti i cili ka zanat dhe pasion elementar pjekjen e rakisë, me shajkaçën e obliguar, si shenjë i denjë i nivelit dhe identitetit të tij kulturor, civilizues e moral.
Pra, Edi Rama nuk do të pritet nga Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cila është duke dëshmuar nivelin e tij personal por dhe të shtetit dhe popullit që përfaqëson, që është i ngulfatur në shovinizëmdhe urrejtje primitive e mesjetare, që ia zen frymën politikës së shëndetëshme dhe shpresave për një ardhmëri më të avancuar, të kulturuar, tolerante e civilizuese të Serbisë pas Millosheviqeane e pas Shesheliane.

Agjenda e Edi Ramës, e mbështetur nga Kancelarja e Gjermanisë, zonja më e fuqiishme në rruzullin tokësor, zonja Angela Merkel, sipas të gjitha gjasave do jetë nënshkrimi i tri Marrëveshjeve Shqipëri-Serbi:

1. Nënshkrimi i Marrëveshjes për tregëti të Lirë Shqipëri-Serbi,
2. Marrëveshja për heqjen e doganave Shqipëri-Serbi, dhe
3. Nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkëpunim reciprok të Rinsë Shqipëri-Serbi.
Kurse, hapja e Konsullatës shqiptare në Preshevë, nuk përmendet fare?!!!

Ndërkaq, për statusin e shqiptarve në Serbi, si duket, nuk do bëhet fare bisedë.
Pikërisht, ashtu si puna e Hashim Thaçit në Bruksel?!

Por, Edi Rama do zgjohet heret të nesërmen në Beograd dhe në orën 05:00 të mëngjez, në terr do e lëshoj Beogradin dhe do drejtohet për Preshevë, 400 km larg Beogradit, ku ka caktuar mitingun e hapur me shqiptarë në qendër të qytetit, pikërisht tek vendi i Lapidarit të hequr dy vjet më parë nga Xhandarmeria serbe, pak kohë pasi e kishte vizituar ate atëherë Edi Rama me Pandeli Majkon dhe kishin premtuar ndërtimin e një shkolle shqipe në këtë trevë.
Por, mjerisht asgjë nuk doli nga kjo. Sepse, Lapidari i UÇPMB-së pak kohë më vonë u hoq, shkolla shqipe u harrua dhe premtimi i 11 jabarit 2013 në Prizren u “avullua”!
Tani mbetet enigmë se a do e(ri) lançoj idenë (vjetër) serbe Ragmi Mustafa për ndarjen e Kosovës? Kurse, Jonuz Musliu a do theksoj idenë e tij, të mbështetur edhe nga Koço Danaj, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë, duke e “kërcyer” territorin maqedonas dhe atë kosovarë që na ndanë me Shqipërinë?
Mbase, mund ta sfidojnë edhe gjeografinë shqiptare, meqë u siguron vota, e sa për realizim, kush çanë kokën me ato gjëra “të parëndësishme”?!

Pra, mbetet të shihet se sa do ia shohin gajrin apo sherrin vizitës së Edi Ramës në Beograd dhe në Preshevë.
Sa i përket bashkëpartiakut dhe homologut të Edi Ramës 68 vjet më parë, Kosova mbeti Serbo-Jugosllavi, shqiptarët u persekutuan e masakruan si është më së keqi, kurse Enver Hoxha i zbardhëte dhëmbët duke u buzëqeshur vëllezërve të vet ideologjikë, duke vizituar republikat ku nuk kishte shqiptarë.
Natyrisht se kishte anashkaluar Kosovën dhe shqiptarët, të cilët mbetën të zhgënjyer dhe nën mëshirën e tërbimit antishqiptarë, duke iu nënshtruar gjenocidit dhe masakrave jonjerëzore, që i detyruan të shpërngulen reth gjysmë milioni shqiptarë në Turqi.

Kurse, Lugina e Preshevës në prag të vizitës së Edi Ramës më 11 nëntor 2014 gjendet në rethana të ekzodusit të përmasave biblike.
Nga Medvegja tani më janë shpërngulur reth 90 % e shqiptarve, nga Bujanoci reth 40%, kurse nga Presheva mbi 30%.
Pra, Lugina e Preshevës me hapa galopantë është duke u shndërruar në “Çamëri” të dytë.

Prandaj, Edi Rama poqese nuk e merr parasysh këtë fakt në qendër të agjendës dhe misionit të tij gjatë vizitës së Luginës së Preshevës, do ishte një vizitë e kotë, për arsyena propagandistike dhe për efekte mediatike për karrierën e tij politike personale, e kurrësesi për të mirën e shqiptarve në Luginë.

Prandaj, Edi Rama duhet doemos ta inicoj çështjen e hapjes së Konsullatës shqiptare në Preshevë, ashtu si e ka hapur Qeveria e Serbisë Trupin Koordinues në vitin 2002 në Bujanoc, që do merrej ekskluzivisht me të drejtat dhe me çështjet dhe problemet e shumta të shqiptarve në arsim, kulturë, gjyqësi, polici, ekonomi, arsim she në përgjithësi me liritë dhe të drejtat qytetare të shqiptarve.

Natyrisht, e gjithë kjo duhet bërë me qëllim të ndaljes së shpërnguljes së shqiptarve nga këto treva të tyre stërgjyshore, si dhe për krijimin e kushteve të domosdoshme për kthimin e tyre në vatrat e veta.

Shkruan: Nehat Hyseni

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com