A do të dënohet përsëri Cristiano Ronaldo? (Foto)

0

Nuk ishte një e diele e lumtur për Real Madridin.

“Los Blancos” u mposhtën 2:1 nga Girona, çka do të thotë se tani kanë mbetur tetë pikë prapa Barcelonës.

Duket se nuk mjaftojnë këto telashe për Realin pasi tani edhe Cristiano Ronaldo rrezikon dënimin.

Portugezi e ka goditur në fytyrë mbrojtësin e Gironas, Pere Pons, gjatë një ekzekutimi nga këndi.

Ka pasur reagimi të shumta në rrjetet sociale për gjestin e CR7 dhe mbetet të shihet ditëve në vijim se çfarë realisht do të ndodhë.

Portugezi tashmë ka vuajtur pesë ndeshje në fillim të këtij sezoni pas gjestit që bëri duke shtyrë gjyqtarin, dënim që duket se e ka çorientuar krejtësisht portugezin, pasi pas 10 xhirove në La Liga, gjashtë në të cilat ka luajtur, besoni apo jo, ai ka shënuar vetëm një gol.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com