‘A Bombi’ së shpejti do të kthehet në Youtube

0

Dje u tha se kënga ‘A Bombi’ u fshi nga kanali Youtube për shkak se problemi është në ankesën e një autori të huaj, për një detaj të skenës – një mur i pikturuar, tek shihet prapa këngëtares, e për çka ai kërkon që të hiqet, por edhe të paguhet autorësia.

Dhurata Dora

Indeksonline ka kontaktuar këngëtare e cila në pamundësi që të përgjigjet gjatë ka thënë se ajo krejt çka mund të thotë ajo është thënë në faqen e kompanisë muzikore Arkiva Shqip.

E në këtë faqe, thuhet se stafi menaxhues i këngëtares ka konfirmuar se kënga është kthyer në mënyrë private dhe shumë shpejtë do të kthehet edhe për publikun.

Ata gjithashtu kanë konfirmuar se këngëtarja do të vazhdojë me koncerte dhe për momentin është në Gjermani. /Indeksonline/

Arkiva

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com