“Zoti e shpërbleftë me parajsë”, Shpat Kasapi përcillet për në banesën e fundit me duartrokitje

Nacionale

<div><div><img width="640" height="473" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/Iuy.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="990" height="731" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/Iuy.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Ceremonia përkujtimore në nder të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi është përmbyllur mes emocioneve të forta dhe duartrokitjeve të gjata nga të gjithë të pranishmit. Salla e Pallatit të Kulturës në Tetovë, e mbushur deri në vendin e fundit me familjarë, miq, kolegë, figura publike dhe qytetarë, u ngrit në këmbë në shenjë respekti për […]</div>

Madhësia e shkronjave

Ceremonia përkujtimore në nder të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi është përmbyllur mes emocioneve të forta dhe duartrokitjeve të gjata nga të gjithë të pranishmit.
Salla e Pallatit të Kulturës në Tetovë, e mbushur deri në vendin e fundit me familjarë, miq, kolegë, figura publike dhe qytetarë, u ngrit në këmbë në shenjë respekti për artistin që la gjurmë të thella në muzikën shqiptare.
Në mbyllje të ceremonisë, ndërsa arkëmorti i Shpatit ishte i vendosur në skenë i mbuluar me flamurin kombëtar, u dhanë fjalët e fundit para nisjes drejt varrezave: “Zoti e shpërbleftë me parajsë, dalëngadalë, po nisim rrugën për tek varrezat”.
Atmosfera në sallë ishte e rënduar nga dhimbja, por e mbushur edhe me mirënjohje për jetën dhe veprën e artistit.
Duartrokitjet e pranishmeve zgjatën për minutë të tëra, ndërsa shumë prej tyre nuk i përmbajtën lotët.