PËR NJË SHOQËRI MULTIETNIKE STABILE Nisur nga fakti se Bujanoci, është një komunë multietnike është në interes të stabilitetit të përgjithshëm, që brenda vetadministrimit lokal të funksionoj një koalicion gjithëpërfshirës. Është çështje që i përket subjekteve, të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhje, prandaj edhe vullneti i tyre në krijimin e koalicioneve është i obligueshëm për të gjithë.
BUJANOC – Që nga mbajtja e zgjedhjeve para dy viteve, janë duke u bërë përpjekjet për formimin e pushtetit lokal multietnik. Sipas palës shqiptare, serbëve iu kanë ofruar vendet në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e fundit, ndërkaq që pala serbe nuk pajtohet me këtë ofertë.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, thekson se “kohëve të fundit janë intensifikuar takimet me pjesëtarët e dy grupeve politike, që përfaqësojnë serbët në kuvend, të PD dhe GQ “Stojança Arsiq”. Kamberi, gjithashtu, ka theksuar se “për dallim nga kërkesa e mëhershme që ka qenë e përgjithësuar, kërkesa e fundit e përfaqësuesve serbë është konkretizuar dhe ka të bëjë me vendet konkrete në vetadministrimin lokal”.
(Mos) kyçja…
Koalicioni PVD-LPD dhe UDSH, është duke e shqyrtuar këtë kërkesë, me dëshirën më të madhe që të arrihet një pajtim me këto grupe politike serbe për ta zgjeruar koalicionin ekzistues dhe me qëllim të krijimit të një stabilitetit gjithpërfshirës në kuvendin komunal.
Ne, ka deklaruar kryetari i komunës, “do të kemi takime edhe me kryetarin e Trupit Koordinues, me të cilin do të bisedohet për modalitetet e kyçjes eventuale të këtyre përfaqësuesve, duke shpresuar se do të kemi një marrëveshje e cila do të kënaq të gjitha palët”.
I këtij mendimi, gjithashtu, është edhe Jonuz Musliu, kryetar i Asamblesë komunale të Bujanocit, i cili edhe ashtu ka takime të shpeshta me shefat e grupeve parlamentare, pa përjashtuar edhe ata të palës serbe.
- Ne vazhdimisht e kemi përsëritur qoftë në parlamentin lokal, qoftë gjatë takimit me përfaqësuesit e Trupit Koordinues dhe faktorëve ndërkombëtarë se jemi për participimin e serbëve lokalë në qeverisjen lokale dhe të njëjtën e kërkojmë për palën shqiptare që të përfshihet në organet shtetërore – thekson kryetari i kuvendit dhe shton: “Komuna është një shtëpi e përbashkët për të gjithë dhe pushteti i saj duhet të shtrihet sa më afër qytetarëve. Askush deri sot nuk e ka kontestuar përfshirjen e serbëve në pushtet, por duhet gjetur modalitete se si ajo të arrihet më lehtë dhe më mirë”.
Mungesa
Edhe partneri i koalicionit shqiptar UDSH lider i së cilës është Mejdi Zeqiri, ndan mendimin me partnerët e koalicionit me të cilët qeverisin pushtetin lokal.
Lidhur me këtë Zeqiri ka theksuar se, “po është e vërtetë se më 6 janar të këtij viti kemi pasur një takim me palën serbe dhe mendoj se, këto bisedime kanë qenë shumë konstruktive pasi që kësaj here pala serbe nuk doli me propozimin se 42 % nga pushteti lokal i takon atyre, por kërkoi që t’i marrë këto postet, zv. Kryetarin e Komunës , zv. Kryetarin e Kuvendit , katër anëtarë në Këshillin Komunal, tre drejtorate të ndërmarrjeve ku themelues është Kuvendi Komunal dhe tre kryeshefa të Administratës Komunale.
Sipas Zeqirit, e gjithë kjo është e realizueshme në qoftë se në organet shtetërore kyçen shqiptarët me listën që kryetarit të Trupit Koordinues ia kemi dërguar në pranverë të vitit të kaluar.
Lideri i UDSH-së gjithashtu, ka deklaruar se, “edhe pse kjo gjë po zvarritet unë jam mjaft optimist, se në një të ardhme të afërt Komuna e Bujanocit do të ketë pushtetin multietnik, por edhe ne shqiptaret do të jemi të inkuadruar në institucionet shtetërore pasi që një gjë e tillë është në favor të të gjithë banorëve të Komunës së Buajnocit”.
Mendoj se Komuna jonë tashme është duke i vërejtur ngecjet të cilat kanë ardhur si pasojë e zvarritjes se zgjerimit te koalicionit, mirëpo nëse vije deri te formimi i pushtetit multietnik investimet do të jenë më të mëdha si nga pushteti qendrore po ashtu edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe një investim i tillë nga ana e ndërkombëtarëve do te ishte shumë i mirëseardhur për komunën tonë e posaçërisht në këtë krizë ekonomike e cila është duke mbretëruar në tërë botën.
Shpresojmë se do të rritet numri i të punësuarve dhe do te kemi një zhvillim ekonomik më të vrullshëm pasi që shumë mirë e dimë se Komuna e Bujanocit është ndër komunat më të pazhvilluara në nivelin republikan.
Përgjegjësia
Nga ana tjetër, pala serbe nuk ngurron që fajin ta hedh tek koalicioni shqiptar, të cilët i quan përgjegjës për mosformimin e pushtetit lokal monoetnik.
Stojança Arsiq, shef i grupit të këshilltarëve të PD-dhe koalicionit të cilin e përbëjnë edhe Grupimi i qytetarëve, theksoi se, “bisedat paksa kanë filluar, për fat të keq vetëm se po mbushen dy vite nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ne akoma në Bujanoc nuk kemi arritur të formojnë pushtetin multietnik lokal”. Sipas Arsiqit, muajin e fundit këto bisedime janë më intensive dhe definitivisht para dy jave pala serbe i ka dhënë propozimet palës shqiptare për pjesëmarrje në pushtetin multietnik lokal në Bujanoc.
Nga koalicioni aktual u shpreh Arsiq, “i cili është në qeverisje, gjegjësisht PVD- LPD dhe UDSH, presim përgjigje dhe kjo përgjigje është dashur të arrijë tek pala serbe javën e kaluar, por një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.
Në bazë të bisedimeve të cilat janë zhvilluar javën e kaluar, sipas koalicionit serb, zgjidhja ka qenë shumë afër, që serbët të kyçen në pushtetin lokal multietnik, meqë qëllimi kryesor i palës serbe është që të formohet një shoqëri multietnike stabile me një zhvillim të mirë ekonomik dhe e gjithë kjo, do të thotë një stabilitet politik i përkrahur nga një pushtet multietnik lokal në Komunën e Bujanocit.
Duke larguar përgjegjësinë nga veti, Arsiq, ka deklaruar se, “tashmë vendimin duhet ta marrë koalicioni qeverisës mes veti, dhe disa funksione duhet që t’ia liroj grupit të këshilltarëve të nacionalitetit serb e cila përbëhet nga Partia Demokratike, Koalicionit rreth saj dhe Grupit të Qytetarëve”, ka thënë shefi i grupit të këshilltarëve serbë, duke shtuar se, “tashmë mbetet që pala shqiptare të ulet dhe të merren vesh mes veti se kush çka do të liroj”
Pala serbe sipas kërkesë së dërguar palës shqiptare, kërkon disa vende konkrete, në administratën komunale, këshillin komunal, ndërmarrjet publike vendin e zëvendës kryetarit të komunës dhe të tjerë.
Ngecjet…
Edhe përkundër marrëveshjes akoma të paarritur, të dy palët janë të mendimit se si pasojë e kësaj Komuna e Bujanocit është duke ngecur në realizimin e disa gjërave të rëndësishme.
Duke u fokusuar në këtë, prefekti Kamberi ka theksuar se, “nisur nga fakti se Bujanoci është një komunë multietnike është në interes të stabilitetit të përgjithshëm që brenda vetadministrimit lokal në Bujanoc të kemi një koalicion gjithpërfshirës dhe për këtë arsye është duke u punuar në këtë drejtim.
Sipas tij, organet ekzistuese kanë legjitimitetin e plotë të funksionimit pasi që kanë dalë nga zgjedhjet demokratike dhe të pranueshme nga të gjithë.
Çështja e koalicioneve, sipas Kamberit, “është çështje që i përket subjekteve të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhje, prandaj edhe vullneti i tyre në krijimin e koalicioneve është i obligueshëm për të gjithë”.
Sipas kryetarit të Asamblesë komunale Jonuz Musliu, multietniciteti në këtë komunë multietnike, nuk i dëmton proceset për reforma dhe zhvillim ekonomik. Kjo praktikë ka dëshumar edhe nëpër vendet e tjera të mjedisit multietnik me rezultatin e qeverisjes lokale dhe thithjen e donacioneve. Askush nuk humb nga këto procese aq më pak Bujanoci, i cili besojmë se pas këtyre proceseve do të jetë shembull i bashkëjetesës, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në rajon.
Mendoj se Komuna jonë, thekson Mejdi Zeqiri, tashmë është duke i vërejtur ngecjet, të cilat kanë ardhur si pasojë e zvarritjes se zgjerimit te koalicionit, mirëpo nëse vije deri te formimi i pushtetit multietnik investimet do të jenë më të mëdha si nga pushteti qendrore po ashtu edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe një investim i tillë nga ana e ndërkombëtarëve do të ishte shumë i mirëseardhur për komunën tonë e posaçërisht në këtë krizë ekonomike e cila është duke mbretëruar në tërë botën.
Shpresojmë se do të rritet numri i të punësuarve dhe do te kemi një zhvillim ekonomik më të vrullshëm pasi që shumë mirë e dimë se Komuna e Bujanocit është ndër komunat më të pazhvilluara në nivelin republikan.
Perspektiva
Për palën serbe mos arritja e një marrëveshje për pushtet multietnik, është një humbje e madhe, gjegjësisht për popullatën.
Stojança Arsiq, është i mendimit se, pushteti lokal me këtë nuk humb shumë sa që humb popullata e Komunës së Bujanocit, serbët, shqiptarët dhe romët, meqë sipas tij, nëse nuk formohet pushteti multietnik lokal, ku bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë mundi, por edhe mjete financiare, atëherë nuk do të ketë përkrahje në investime nga vendet BE-së.
Arsiq, gjithashtu, ka potencuar se, “nuk do të kemi investime në këtë regjion, nuk do të kemi as pjesëmarrje të fondeve të komisionit Evropian për zhvillim, në rajonin e jugut të Serbisë dhe në bazë të kësaj më së shumti do të humbin qytetarët e Komunës së Bujanocit.
Dhe ne duhet të kuptojmë se liderët politikë si serbë ashtu edhe shqiptarët dhe romët duhet t’i kuptojnë interesat e qytetarëve, të cilat, pra, njëherit jenë interese tona personale.







Nitrxgen
Perspektiva
Komentet e fundit.