Kategorizuar | Lajme vendore

Kryetarët e komunave kufitare të Kosovës duan zbehje të vijave

Gjakovë, 6 shkurt – Forcimi i kapaciteteve institucionale e intelektuale për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkufitar ishte një prej temave qendrore, për të cilën u debatua dhe u shqyrtua të premten pasdite  në një këshillim e seminar të organizuar nga Forumi për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkufitar në Kosovë, në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës së Gjakovës,  me përfaqësues të komunave ndërkufitare të rajonit Kosovë – Shqipëri – Maqedoni – Mal i Zi dhe Serbi, të Ambasadës së Shqipërisë, Maqedonisë, UNMIK-ut.
Nga të gjithë pjesëmarrësit dhe folësit në këtë këshillim u vlerësua si jetik bashkëpunimi ndërkufitar dhe avancimi i procesit që kufijtë ndërshtetërorë të jenë formalë, pa e humbur karakterin administrativ e kufitar ndërshtetëror. Kryetari i Komunës, Pal tha se kufijtë në shekullin XXI duhet të jenë simbolikë dhe  jo barrierë për ngecje në  zhvillimin ekonomik.
Ndërkohë kryetari i Forumit, prof. Sabri Kadriu ka spikatur çështjen se si duhet të ofrohet mundësia e bashkëpunimit ndërkufitar.
“Vijat kufitare le të mbesin si vija administrative ndërshtetërore, por jo pengesë për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik, social dhe integrim ndërkufitar e ndërrajonal”, ka thënë Kadria.
Duke shtuar se “zonat ndërkufitare janë ekonomikisht jo të zhvilluara dhe me probleme të mëdha ekzistenciale, Kadriu ka pohuar se “ato duhet të gjejnë në vazhdimësi forma që sa më shumë të zbehet roli dhe rëndësia e vijës dhe e ndasisë kufitare ndërshtetërore”.
Prof. Valdet Pruthi ka diskutuar për çështjen e rolit të resurseve natyrore të brezit kufitar Kosovë – Shqipëri dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë që do të ndikonte në një zhvillim më të shpejtë të komunave kufitare, por edhe vetë shteteve ndërkufitare. Për resurset në rajonin Korab të Junikut, në vijën kufitare me Shqipërinë ka diskutuar Ragip Mustafa. Ndërsa për kapacitetet komunale dhe për ndikimin e tyre në bashkëpunimin rajonal ka folur Halit Kadriu.
Përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë ka thënë se roli i bashkëpunimit ndërkufitar ka peshë dhe rëndësi të veçantë.
“Sa më të lehta dhe pa pengesa janë lëvizjet kufitare, aq më shpejt arrin edhe zhvillimi dhe forcimi ndërshtetëror”, ka thënë Stevo Simish nga Maqedonia.
Prefekti i Kukësit e ka përshëndetur këtë këshillim, kurse kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se thyerja e barrierave kufitare do të mundësojnë zhvillimin e biznesit, lidhjeve familjare dhe realizimin e projekteve kapitale për të mirën e komunave kufitare në të dy anët e kufirit.
Ky këshillim ka përfunduar duke nxjerrë si përfundim angazhimin e krerëve komunalë dhe potencialit të kuadrit profesional që sa më parë komunat, që janë në kufi me shtetet fqinje, të përgatisin planin strategjik të zhvillimit afatmesëm e aftgjatë.Kufijet

Comments are closed.

Radio Bujanoci.Net

Gallery

liqeni_i_jezeres_-_bujanoc fontana-e-qytetit shkolla-e-braktisur-negoc nje-pamje-e-bukur-e-ber-nga-soliteri-i-bujanocit

Arkiva e lajmeve

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930