Kategorizuar | Lajme vendore

Nënshkruhet kontrata për rrethojën e shkollës fillore në Samolicë

Nënshkruhet kontrata për rrethojën e shkollës fillore në Samolicë

Komuna e Bujanocit do të fillojë investimin për ndërtimin e murit rrethues të shkollës fillore në fshatin Samolicë. Në kontratën e nënshkruar mes kryetarit të komunës, Shaip Kamberi, dhe pronarit të NP “Ballkan Konçul”, sot, është zyrtarizuar fillimi i këtyre punëve, vlera e të cilave, në fazë të pare, kap shumën prej 500 mijë dinarëve.

Kryesi i punëve, është obliguar që të kryejë punët në afat prej pesë ditëve, ndërsa fillimi i tyre do të varet nga kushtet atmosferike. Paraprakisht Komisioni komunal për prokurime publike, kishte zgjedhur NP “Ballkan Konçul”, si ofertuesin më të lirë për kryerjen e këtyre punëve. Komuna ka marrë obligim që brenda këtij viti ta kryejë edhe fazën e dytë të rrethojës së kësaj shkolle.
Shërbimi për informimShkolla_Sumulic_2

Comments are closed.

Radio Bujanoci.Net

Gallery

bujanoc autorruga_e_bujanocit bilaqi4 krishlindjet-serbe-1

Arkiva e lajmeve

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930