Bujanoc, 3 shkurt – OSBE-ja ka inkurajuar të mërkurën shqiptarët e Luginës së Preshevës që të themelojnë Këshillin Nacional, në mënyrë që të arrijnë të marrin më shumë fonde nga Qeveria e Serbisë.
Zëvendësshefi i OSBE-së në Beograd, Thomas Moor, ka takuar të martën dhe të mërkurën liderët politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Luginës. Përfaqësuesi i OSBE-së është njoftuar nga liderët shqiptarë edhe me aktivitetet dhe angazhimin e tyre, në grumbullimin e nënshkrimeve për formimin e Këshillit Nacional dhe me problemet e tjera që preokupojnë popullatën shqiptare të këtij rajoni.
Ndërkaq, në anën tjetër, janë paraqitur edhe qëndrimet e partive politike të cilat e bojkotojnë formimin e këtij organi, në këtë rajon, duke e justifikuar vendimin e tyre se të drejtat që do t’i përfitojnë me këtë Këshill, shqiptarët mund t’i realizojnë edhe përmes pushteteve lokale që i udhëheqin në këto komuna.
“Një numër i madh nënshkrimesh tashmë është mbledhur dhe mendoj se do të ketë numër të madh votash për zgjedhjet e Këshillit Nacional”, ka theksuar Moore në Bujanoc, të mërkurën.







Nitrxgen
Perspektiva
Komentet e fundit.