“Avatar” dhe “Hurt Locker” udhëheqin nominimet për Oskar
Aventura fantastiko-shkencore “Avatar” dhe filmi me luftë “The Hurt Locker” të martën fituan nga nëntë nominime për Oskar secila, duke përfshirë kandidaturën për filimin më të mirë.
Për fotografinë më të mirë mes 10 të nominuarve janë “Up in the air”, ”The blind side”,
“Precious” (bazuar në novelën “Push” nga Sapphire) dhe “District 9″. Gjithashtu, në listën e nominimeve për filmin më të mirë janë edhe filmat “Up”, “A serious man”, “Inglourious basterds” dhe “An education”.
Nominimet për aktorin më të mirë shkuan për Xhef Brixh në filmin “Crazy heart”, Xhorxh Klunin në filmin “Up in the air”, Kolin Firth në “A single man”, Morgan Fridman në filmin “Invictus” dhe Zheremi Rener në “The hurt locker”.
Për aktoren më të mirë nominimet shkuan për Sandra Bullok me filmin “The blind side”, Helen Mirren në filmin “The last stacion”, Keri Muligan me “An education”, Gobri Sibid me “Precious” dhe Meril Strip për filmin “Julie & Julia”.






Nitrxgen
Perspektiva
Komentet e fundit.