Nëse shfrytëzoni ndonjë prej smartphone të Nokias, keni fat, pasi që kjo kompani ka vendosur të publikojë versionin e ri krejt gratis të softverit dhe hartave për navigim ku përfshihet navigimi me zë dhe grafikë për automobila dhe këmbësorë dhe që mund të merret në adresën www.nokia.com/maps. Softveri dhe hartat për navigim të Nokias janë dizajnuar posaçërisht për shfrytëzim mobil dhe bazohet në teknologjinë unike hibride. Versioni i ri i Ovi Maps përfshin të gjitha ato që janë më të rëndësishmet për navigim automobilistik dhe këmbësorik, si navigimi me zë për 74 vende në 46 gjuhë, informata për trafikun për më shumë se 10 vende si dhe hartat detajore për 180 vende.
Nokia thotë që versioni i ri i Ovi Maps nuk ka shpenzime të fshehura, pastaj se ofron mbulueshmërinë më të mirë globale, nuk kërkon lidhje me Internet gjatë navigimit, pastaj përdor hartat hibride vektoriale të cilat shpenzojnë më pak hapësirë se hartat resterike si dhe navigimin me zë dhe të trafikut.
Prej marsit të këtij viti aparatet e reja smartphone të Nokias me GPS të integruar do të kenë më vete versionin e ri të Ovi Maps, hartat lokale të ruajtura paraprakisht, bashkë me navigimin me zë automobilistik dhe këmbësorik si dhe qasjen në guidat Lonely Planet dhe Michelin pa shpenzime shtesë.
Ovi Maps mbulojnë më shumë se 180 vende, me navigim automobilistik dhe këmbësorik për 74 vende në 46 gjuhë dhe 6000 orientues 3D në 200 qytete anembanë botës. Guidat Lonely Planet dhe Michelin kanë informata për më shumë se 1000 destinacione globale.








Komentet e fundit.